Koronavirusi/ Rama, shqiptarëve: Mos harxhoni lekët kot, maskat s’ju mbrojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përshihen nga paniku për koronavirusin.

Rama u thotë që të mos çojnë paratë dëm për të blerë maska. Kryeministri i referohet thirrjes së OBSH-së për të sqaruar se maskat nuk mbrojnë personat nga prekja, por janë të dobishme për mjekët.

Qytetarët duhet të ruhen nga infodemia me vetëdijen se të gjitha këto burime shkaktojnë ankth dhe pasiguri, alarme krejtësisht të pakëshillueshme kur duhet përballuar epidemia. E thëna e fundit zyrtare lidhur me vdekshmërinë e personave të prekur ka rënë nga 3% në 2.3%, pra 2.3% e të prekurve kanë humbur jetën, ndërsa 97.7% e përballon pa pasoja.

Nëse shikojmë efektet e infodemisë, fjala vdekje dhe lajmet janë më shumë sesa shërim. Realiteti është krejt ndryshe nga sa mund të përceptohet. Duke folur për masat, thirrja që bën OBSH, është mos rendni për të blerë maska, mos harxhoni lekë, se nuk mbrojnë personat nga prekja, janë të dobishme për mjekët, vetë të prekurit dhe ata që u shërbejnë, për të tjerët nuk kanë asnjë dobi dhe nuk mbrojnë nga asgjë.

Gjithë histeria është harxhim i kotë i lekëve. Në Shqipëri Ministria e Shëndetësisë ka një milion dollarë plus për të adresuar problematikat dhe numëron 1.2 mln maska të shpërndara, ëq do të mbeten si relike, për të kujtuar se një ditë kaloi këtej, që në fakt nuk ka kaluar, një farë epidemie që duhet koronavirus. Deri tani nuk ka asnjë të prekur‘ tha ai.

Të fundit

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me...

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela rrëzoi kërkesën e Metës për...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Lajme të tjera

Web TV