“Shtrëngo rripin Thanas”/ Noka paralajmëron shqiptarët: Projekt buxheti i Ramës nuk….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat Flamur Noka, nga Foltorja e Kuvendit ku po diskutohet prej dy ditësh projekt buxheti i vitit 2023, pati kritika për miratimin e procedurës së përshpejtuar për Portin e Durrësit.

“Ka një gjë që i dogji më shumë shqiptarëve. Urgjenca me të cilën sulltani i Surrelit i imponoi futjen e projektit të Portit të Durrësit Kuvendit. Çfarë urgjencë kishte ky projekt që të futej ditën e buxhetit? Sepse vëmendja do fokusohej te buxheti. Pas kësaj afere fshihet kryeministri dhe banda e tij se nuk shpjegohet ndryshe. Pse duhet të ketë përjashtim nga taksat? Askush nuk tha asnjë fjalë. Pse nuk u bë me garë të hapur? Do t’i ngelet turp dhe njollë në histori këtij Kuvendi  që e fut dhe e voton vjedhjen e një prej pronave më të mira të këtij vendi.”

Duke u ndalur të buxheti, Noka tha se pas termit dyfishim buxheti duhet të vijë termi tjetër; dyfishim rrogash, pensionesh dhe shërbimesh për të përmirësuar cilësinë e jetës së shqiptarëve.

“Por jo, ka vetëm një gjë që dyfishohet, tenderat dhe konçensionet sepse qeveria ka vendosur të dyfishojë vjedhjen. “Shtrëngo rripin Thanas” i thotë qytetarëve Edi Rama. Asnjë masë në këtë buxhet për të lehtësuar rritjen e çmimeve. Kjo qeveri tregoi edhe një herë që ka një cilësi; pangopësi.

Ky është buxheti i gomoneve, i shpopullimit të Shqipërisë. Edi Rama nuk e do këtë vend ndaj harton një buxhet të tillë. Ky është buxheti i gomoneve për ta shpopulluar Shqipërinë.

 

Të fundit

E bujshme nga Spanja, Barcelona pranë akordit me Nico Williams

Barcelona rizgjon interesimin për Nico Williams, i harruar thuajse plotësisht nga katalanasit që pas verës së kaluar dhe problemeve...

2030, viti i Shqipërisë në BE? Shqipëria në Europë me Gjermaninë në krah

Gjermania beson se Shqipëria mund të përmbyllë me sukses të gjithë kapitujt e negociatave të anëtarësimit me Bashkimi Evropian brenda vitit 2027. Kjo në...

3 histori prekëse të pasagjerëve që humbën jetën në aksidentin e Air India

Dy mjekë dhe tre fëmijët e tyre ishin midis 241 personave që humbën jetën në fluturimin fatal të Air India. Një foto e re prekëse...

Nis hakmarrja, Irani godet me raketa Tel Avivin dhe Jeruzalemin

Irani nuk e ka vonuar hakmarrjen ndaj Izraelit. Garda Revolucionare njoftoi se ka nisur një sulm me raketa mbrëmjen e sotme drejt dhjetëra objektivave...

E qëlluan me thikë në Londër, dy 21-vjeçarët dënohen për vrasjen e shqiptarit (FOTO)

Dy të rinj nga Tottenham janë shpallur fajtorë për vrasjen e shtetasit shqiptar Ervin Baraku, i cili u godit për vdekje me thikë pranë...

Lajme të tjera

Web TV