‘Heroi’ shqiptar që sfidoi koronavirusin, më kanë premtuar nënshtetësinë italiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar është kthyer në heroin e italianëve pasi ai ka ndihmuar qytetarët në një hotel në Alassio, i cili është kthyer në një karantinë, pasi një kliente 72-vjeçare rezultoi pozitive me koronavirus.

Autoritetet vendosën ta kthenin hotelin në karantinë, nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Albi Albino ka treguar përjetimet e tij gjatë qëndrimit në hotelin karantinë.

“Dy ditët e para ka qenë një tmerr. Kur na thanë që askush nuk duhet të dalë nga hoteli na erdhi një ankth shumë i madh sepse shumica ishin në moshën mbi 70-vjeç. Gjëja e parë që mendova ishte t’i vija në ndihmë personave që ndodheshin këtu dhe bashkë me vëllain tim që punon këtu edhe me kolegët e tjerë edhe pse kur erdhi njoftimi ne nuk ishim punëtorë, por si të gjithë të tjerët që duhet të rrinin nëpër dhomat e tyre. Unë nuk e mora me frikë, nuk mendova asgjë, doja vetëm t’i ndihmoja ata që të ndiheshin mirë sikur nuk kishte ndodhur asgjë.”, tha ai në emisionin “Ditë e re”.

I riu tregon se ai i është nënshtruar testit për koronavirus, por ka rezultuar negativ. “Tamponin e parë që bëra më doli negativ dhe isha personi i vetëm që më doli negativ, shumica ishin pozitivë por pa asnjë simptomë. Shqiptarët imunitet? Nuk e di, thjesht është një situatë tragjike, por është thjesht një grip i ri që ka dalë dhe me imunitetin e fortë mund ta përballosh këtë lloj gripi.

Solidariteti i tij ka tërhequr vëmendjen e politikanëve italianë, e madje duan ta shpërblejnë për gjestin e bërë.

“Kam folur në telefon me Giovani Totin, më ka marrë ai vetë në telefon i cili më tha që je duke bërë diçka që shumë veta nuk do e bënin edhe për këtë është mirënjohës edhe më ka premtuar që do marr nënshtetësinë italiane.”

Të fundit

Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura. Teksa vijojnë punimet kreu i...

“Më provokoi”/ Boksieri shqiptar tregon sherrin me djalin e kriminelit serb

Boksieri shqiptar nga Kumanova Astrit Sejdi ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic. Ai tha për Top Channel se...

Habit zyrtarja e PD/ Për lirinë e medias e ka fajin Yuri Kim!

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, ka bërë një reagim të çuditshëm në rrjetet sociale, duke e lidhur gjendjen e lirisë së...

Ministri izraelit i Financave: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë

Përshtatur në shqip, artikull i Corriere Della Sera Ajo që po indinjon botën, masakra e dhjetëra mijëra banorëve të Gazës, është pikërisht ajo që po...

Toka pjellore e Pilincëve!

Nga Lavdrim Lita Gjermani Otto Witte, me profesion akrobat orvatej rrugëve të Stambollit, takon papritur një mik që e njihte prej kohësh, Ismail Arsim, djali...

Lajme të tjera

Web TV