Pasaportë shqiptare për Era Istrefin, e një selfie për mikun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Era Istrefi mori pjesë në mbylljen e Kampionatit Botëror të futbollit “Rusi 2018”. Ndërsa  lajmi po jepej në televizor, unë bluaja kujtime.

Fund nëntori 2016. Eri, nëndrejtori i Top Channel – it u fut në zyrën e Filip Çakulit.

– Ke miqësi me Presidentin Bujar Nishanin?

– Problemi?

– Njoh Era Istrefin dhe producentin e saj, Fatonin. Duan pasaporta shqiptare. Ndërhyn dot te Presidenti?

– Me ndërhyrjet “Fiks Fare” ka specializuar Mitron.

Dy ditë më vonë. Në zyrën e Presidentit. U futa drejt e në temë:

– Zoti President! Na duhen dy pasaporta. Pa letra. Për Era Istrefin dhe producentin e saj.

– Ka dalë një problem, – tha Presidenti. – Unë kisha vendosur të lehtësoja procedurat për personalitetet nga Kosova. Me këtë rast morën pasaporta shqiptare edhe dy deputetë të Vetëvendosjes. Pasi doli dekreti, mora një notë proteste nga Kryeministri i Kosovës: “Zoti President! Në emër të qeverisë ju kërkojmë të zbatoni procedurat për dhënien e pasaportave”.

Morali? Era Istrefi duhet t’i marrë dorën ministrisë së Kulturës në Kosovë. Pastaj derë më derë dhe pasaporta kërkon më shumë se një vit që të piqet.

– Për inat të sime vjehrre… – thashë unë. – Ka derman?

– Të marrin një kërkesë në Kosovë, pastaj së bashku do t’i djegim etapat, – qeshi Presidenti.

– Pse së bashku?

– Ti do të ndërhysh në ministrinë e Brendshme dhe në SHISH…

20 shkurt 2017. Mesazh nga Presidenti:

– Mitro! E firmosa dekretin. Nr. 10003. T’i gëzojnë pasaportat.

Mora në telefon Fatonin. Erdhi në Tiranë së bashku me Erën. Pasi fola me Genc Gjonçaj, sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Brendshme, të tre ngjitëm shkallët në ish godinën e “ZP”  – së. Shtyva derën e zyrës së Gjendjes Civile. Shefja sa nuk ulëriti:

Lexo edhe :  Lëvizjet maoiste të ‘njerëzve të pastër’ në PD

– Uaa! Era… Vajza ime të ka idhull… Bëjmë një foto?… Do të çmendet vajza!

Pastaj Erën kush ta rrëmbente më parë për selfie… Edhe rrugëve… Të tre përfunduam në rajonin e policisë për dokumentet. Përsëri:

– Uaa Era!…

Përsëri selfie… Era ishte e lumtur. Unë e pyeta:

– Era! Pse të duhet pasaporta?

Të fundit

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt. Brezat e rinj...

Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

ERVIS ILJAZAJ - Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të tij....

Lajme të tjera

Web TV