Lasgushi, ose poeti “Se dashuronte dashuria”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Roland Qafoku

Pse Lasgush Poradeci është gjallë?! Po përse ne e dimë që ka vdekur? Përse nuk kemi folur për të? Ishte ora e mësimit të letërsisë në vitin 1986 kur i bëra pyetjet naive zyshës së letërsisë Fortunata Mullait. Por në vend që të merrja vërejtje të rëndë për pyetjet e “padenja”, zysha tha: Ora e mësimit për sot mbaroi. Mësimi vërtetë mbaroi, por jo leximi i vjershave të tij. Ato nuk ishin me dogma partie dhe në vargjet e tij nuk kishte frymë revolucionare. Ne adoleshentët e asaj kohe i lexonim sikur të ishin krijuar nga një i huaj. I lexonim si të ishin përkthime. Nganjëherë mendonim se ishin të Robert Burns-it. Por jo. Lasgushi ynë jo vetëm ishte gjallë dhe jetonte i struktur e i harruar në Poradecin e tij, por na kishte lënë krijime aq të bukura që ne i përpinim, jo i lexonim. Mes nesh, në vend të emrit Lasgush, përdornim togëfjalëshin “Se dashuronte dashuria”. Një poezi perlë e poezisë shqipe që kërkohej me qiri në dorë. Një lirikë që për nga stili dhe fabula kurrë se kishim lexuar më parë dhe tani më vjen aq mirë që ende nuk kam lexuar një më të mire se kjo. Epo, ishte e produkt i mjeshtrit Lasgush Poradecit. Poeti ynë i madh, më i madhi lirik i të gjitha kohrave sot ka ditëlindjen. Faleminderit Krijues që na dhurove këtë krijues poezish! (Më poshtë poezia kryevepër e Lasgush Poradecit)
SE DASHURONTE DASHURIA (Lasgush Poradeci)
Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng´ e pakuptuar,
Të pashë, motër, plot me mall,
Më pe më shpirt të llaftaruar.
Q´ahere silleshim më nge
Gjith vet-i dytë, vet-e dytë…
Dh´i shtinja sytë gjith përdhe —
Gjithë përdhe m´i shtinje sytë…
Po me t´u ndarë vet e vet,
Më s´kishim turp që s´kishte fjalë…
Na rritej malli posi det,
Posi një det që vjen me valë:
E prapë silleshim më nge
Gjith vet-i dytë, vet-e dytë;
E prapë sytë gjith përdhe,
Gjithë përdhe pikonin sytë.
Q´ahere qamë plot me mall
Atë vështrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng´ e pakuptuar.
Se kish kuptim, që s´kish kuptim,
Kuptim´ i fellë-i mallit t´onë;
Se malli jon´ ish zotërim,
Që robëron përgjithëmonë;
Se s´dashuronja-as un´ as ti,
Po dashuronte dashurija:
Një dashuri — një fshehtësi
M´e fshehur sesa fshehtësija.

Të fundit

Itali/ Fshati në jug të Kalabrisë ndalon banorët të sëmuren

Fshati Belcastro në jug të Kalabrisë, Itali ka lëshuar një dekret duke ‘ i urdhëruar’ banorët të mos sëmuren...

Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzën e dytë të ngritur nga Gjykata Speciale

Gjykata e Posaçme e Kosovës për krime lufte, me seli në Hagë, njoftoi të martën se ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi pafajësinë...

Zuckerberg “kopjon” Elon Musk, Facebook dhe Instagram do të ndjekin modelin e “X”

Meta po braktis përdorimin e kontrolluesve të pavarur të fakteve në Facebook dhe Instagram, duke i zëvendësuar ato me “shënime të komunitetit” të stilit...

Mikroplastika: ne i thithim dhe ato janë të lidhura me dëmtimin e indeve

Hulumtimet që kanë shqyrtuar dhjetëra studime mbi praninë e mikroplastikës dhe nanoplastikës në trupin e njeriut, si dhe qindra studime mbi toksicitetin e tyre, gjetën një lidhje interesante...

Cilat janë ligjet më të vjetra në histori?

Ligjet më të vjetra në histori nuk janë, siç kemi studiuar në shkollë, ato të kodit të Hamurabit, por ato të sundimtarit sumerian Ur-Nammu. Ligjet...

Lajme të tjera

Web TV