Neymar hedh dritë mbi të ardhmen: “Kupa e Botës në Katar ndoshta e fundit, dua ta fitoj”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Neymar dhe PSG përballen këtë të dielë kundër Auxerre, ndeshje e cila do të jetë e fundit para Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Braziliani do të jetë një nga yjet e mëdhenj të asaj ngjarje, të cilën ai e arrin në një nga momentet e tij më të mira, duke qenë edhe lideri i madh i kombëtares braziliane për të fituar titullin.

Braziliani është bërë ylli, ndaj të cilit PSG-ja kërkon shumë, pas disa golave dhe asistime, të cilat e kanë bërë atë vendimtar dhe të çekuilibruar. Në moshën 30-vjeçare, ky Neymar të kujton më shumë atë që e ka shijuar kaq shumë lojën te Barcelona.

Edhe pse në një intervistë dhënë gazetës braziliane ‘O Globo’, Neymar nuk beson se ky do të jetë sezoni i tij më i mirë.

Ai mbrohet nga kritikat për paraqitjen e tij në vitet e mëparshme në Paris: “E nisa mirë sezonin, por të gjitha sezonet e mia me PSG-në kanë qenë të mira, nëse shikoni numrat. Dallimi është se kam pasur dëmtime të rënda në sezonet e fundit dhe kam qenë jashtë fushës për një kohë të gjatë, gjë që më trishton”.

Në Brazil, ajo që bie në sy në këtë intervistë, është se sulmuesi mund të luajë Botërorin e tij të fundit në Katar. “Unë do të luaj sikur të ishte i fundit. Le të luajmë çdo ndeshje sikur të jetë e fundit, sepse nuk e dime e çfarë ndodh nesër. Nuk mund të garantoj se do të luaj një Botëror tjetër. Sinqerisht, nuk e di.”

Një tjetër sfidë e Neymarit në Katar, përveç fitimit të trofeut, do të jetë edhe mposhtja e Pelé. Sipas shifrave të FIFA-s, Neymar është tre gola larg rekordit të Pelé, si golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit brazilian. Ndërsa numri aktual ’10’ ka shënuar 75 gola, ‘Mbreti’ ka shënuar 77. “Pelé është referenca. Pelé është futbolli. Pelé është praktikisht gjithçka për vendin tonë. Respekti dhe admirimi që kam për të është i madh,”- ka deklaruar ‘Ney’.

Lexo edhe :  Bayern tenton goditjen e madhe nga La Liga, kosto 58 mln euro

Sigurisht, në mendjen e Neymar është fitimi i titullit me kombëtaren e Brazilit. Dhe, me siguri, pas Kupës së Botës ai ka sfidën për të fituar Champions Leaguen e parë me PSG-në. Kjo mund ta afrojë atë më afër fitimit të “Topit të Artë”, diçka që nuk e ka arritur kurrë në karrierën e tij. Por në këtë intervistë në ‘O Globo’ shihet një Neymar më i thellë.

Braziliani deklaroi se “Më pëlqen të luaj futboll, më pëlqen të fitoj. Më pëlqen të jem më i mirë seç jam çdo ditë. Më pëlqen të ndihmoj shokët e skuadrës, kjo është gjëja kryesore”. Dhe, objektivi i tij është shumë i qartë: “Shpresoj që emri im të shënohet në historinë e futbollit. Nëse jo në futboll, atëherë në jetën e dikujt”.

Lavdia pret një Neymar që ëndërron të vazhdojë të shijojë futbollin, si me kombëtaren e Brazilit ashtu edhe me PSG-në. Futbolli me siguri do ta vlerësojë.

Të fundit

Kur ekrani prekte yjet, një kujtesë për kinemanë që jetoi në makinë

Përgatiti: Leonard Veizi Ishte një mbrëmje e ngrohtë pranvere, kur ndodhi një ngjarje që do të ndryshonte mënyrën se si...

Myslimanët shqiptarë falin Kurban Bajramin te ‘Dëshmorët e Kombit’, luten për Gazën

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk u bë në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”....

Ndeshja me Serbinë, De Biasi tregon formulën e fitores: Duhet të mendojmë vetëm…

Ish trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi komentoi për emisionin Top Story në Top Channel ndeshjen e së shtunës Shqipëri-Serbi. Çfarë mbani mend nga ndeshja...

Kurban Bajrami në Mekë: Një pelegrinazh mes sakrificës dhe mrekullisë

Kujtimet e një shqiptari për Haxhin e vitit 1998 Nga Leonard Veizi Teksa avioni ulej në pistën e pafundme të Xhidas, pelegrinët shqiptarë ndienë se ëndrra...

Avokati: Veshjet shiten deri 50 herë më shtrenjtë se çmimi i prodhimit!

Avokati Ili Gërdupi tha më studion e Quo Vadis në Vizion Plus se çmimet e veshjeve shiten deri në 50 herë më shumë se...

Lajme të tjera

Web TV