Çudit Ermal Mamaqi: Kam pirë aq shumë ilaçe saqë edhe kur teshtij shëroj dikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ermal Mamaqi ka qenë në qendër të vëmendjes në rrjetet e platformat sociale së fundmi për shkak të projektit të tij të ri, librit “Në garë me veten”. Sigurisht komediani, që prej disa kohësh ofron me sukses edhe trajnime motivuese e vetëzhvillimi e që për këtë flet edhe libri i tij, ka marrë duartrokitje dhe komplimenta për punën, por edhe mjaft kritika e reagime negative.

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora Ermali tha se ishte momenti që të gjitha ato që ka mësuar ti vendoste në një libër.

Por cili është suksesi i vërtetë për të?

Mamaqi thotë se gjithçka ka nisur në një moment të vështirë në jetën e tij.

Ka qenë një moment i jetës sime që kam qenë shumë rëndë, janë këto momentet ku ti nuk qohesh dot nga krevati. Nuk do të bësh asgjë. Nuk do të të ndodhë asgjë, por i prek tokën. Dhe një nga këto momentet ka qenë kur unë mendoja se çfarë duhet të bëj dhe mora pjesë në një seminar motivimi dhe pashë se çfarë bëhej. Pastaj kam ngrënë çdo lloj libri për zhvillimin personal, mund të kem lexuar 200 libra. Dhe nga ai moment më duket sikur kam qenë aq sëmur, kam pirë aq shumë ilaçe saqë më duket sikur tani edhe kur teshtij shëroj dikë”, tha me shaka Ermali.

Të fundit

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Lajme të tjera

Web TV