Operacioni ndërkombëtar/ Arrestohen 27 persona dhe 8 të tjerë shpallen në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një operacioni ndërkombëtarë për të goditur veprimtarinë kriminale ne trafikimin e lëndëve narkotike, grabitje me armë, armëmbajtje pa leje dhe trafikimit të tyre kanë rënë në pranga 27 persona dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në operacionin e zhvilluar kanë marrë pjesë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Durrës e Shkodër.

Në Shqipëri janë vënë në pranga një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet P.H, banues në Kodras të Peqinit, ndërsa një shtetas tjetër me inicialet J.S është shpallur në kërkim. Për këta shtetas rëndojnë veprat penale”Trafikimi i lëndëve narkotike”, si pjesë e grupit kriminal.

Operacioni është zhvilluar mes një bashkëpunimi midis policisë së Italisë, Belgjikës, Shqipërisë Gjermanisë dhe Spanjës.

Akuza ndaj këtij grupi kriminal është ajo e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në bashkëpunim, mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, grabitje, mbajtje dhe dhënie të armëve luftarake.

Hetimi ka filluar ndaj një grupi të strukturuar marokenësh dhe italianësh që trafikonin hashash nga Maroku, e më pas janë zbuluar edhe elementë të një grupi kriminal me origjinë shqiptare që trafikonin kokainë nga Holanda, duke furnizuar tregun në Italinë e Veriut e saktësisht në zonën e Brescias.

Hetimi ka zbuluar 4 shtetas me origjinë shqiptare dhe një shtetase rumune që i përkisnin të njëjtit grup kriminal.

Hetimi ka filluar në muajin tetor të vitit 2017 dhe ka vijuar me intensitet duke sjellë arrestime dhe goditje gjatë vitit 2018, kur janë bërë edhe sekuestrimet dhe arrestimet më të shumta. Ndërkohë që ditën e sotme janë ekzekutuar në të njëjtën kohë urdhër arrestet e lëshuara nga prokuroria e Brescias.

Të fundit

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të...

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te Barcelona. Ndërkombëtari polak...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Lajme të tjera

Web TV