Basha dhe Berisha në protestën e Metës: Fillimi i fundit të narko-shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar protestës që ka nisur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta është thirrur nga presidenti Ilir Meta, por kryeopozitari Basha i ka dhënë mbështetje.

“Mesazhi është falënderim nga zemra për të gjithë qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të mbrojtur Kushtetutën. E vetmja garanci për lirinë është mbrojtja e Kushtetutës”, tha Basha në protestë.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha është parë në protestë. Ai deklaroi shkurtimisht për mediat: “Ky miting shënon fillimin e fundit të narko-shtetit”.

Vetë presidenti Meta nuk është shfaqur ende në protestë. Ai akuzon mazhorancën e drejtuar nga kryeministri Edi Rama se po realizon një “grusht shteti” duke tentuar të kapë Gjykatën Kushtetuese.

Të fundit

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Lajme të tjera

Web TV