“I ktheva unazën”/ U përfol se u fejua, Redon Makashi: Personi që është folur…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë, në një intervistë për “Ftesë në 5”, koreografja Rexhina Çuko, pranoi se ka pasur një lidhje me kantautorin e njohur, Redon Makashi, por tashmë çdo gjë ka marrë fund mes tyre.

Më herët ajo kishte postuar një video teksa shfaqej me një unazë në dorë pranë këngëtarit Redon Makashi. Çuko refuzoi të ndante detaje nëse ndarja ka qenë për shkak të reagimit të këngëtarit apo jo, por theksoi se e gjithë kjo situatë kishte shqetësuar familjarët e saj.

“Ishte copëz lumturie, por tani ka marrë fund. Nuk ka qenë për klikime, sepse unë s’ kam nevojë. Unaza i është kthyer”, tha ajo.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, në një intervistë për “Goca dhe Gra” vetë Redon Makashi u shpreh për këtë situatë, që ka marrë vëmendjen e medieve rozë.

“Fejesa është diçka shumë e madhe për mua. Personi që është folur e njoh, por nëse do të kishte diçka do të dilte nga goja ime. U trombetua pak si shumë”, u përgjigj ai.

Teksa i përgjigjej pyetjeve, kantautori theksoi se nuk ka fëmijë, por është i mendimit se ka ardhur koha të bëhet baba.

“Fëmijë nuk kam, por ka ardhur koha për të pasur një fëmijë… s’ka ku shkon më”, tha ai.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV