Greqia ‘zbarkon’ në Detin Jon/ Ish-zv. komandanti i Forcave Detare ngre alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se Greqia ka dhunuar të drejtat sovrane të Shqipërisë në shelfin e saj kontinental, pasi rimorkiatori ‘Vernicos Sifnos’ i kontraktuar nga qeveria helene ka kryer studime për hidrokarbure 0.5 milje në veri të vijë hipotetike kufizuese me distance të barabarta të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Ai shtoi se hapësira në jug të kësaj vije (vijës së vitit 2009) është zona detare e shelfit kontinental e kontestuar mes vendeve, kurse në veri të kësaj vije është shelfi kontinental i Shqipërisë, ndërsa anija studimore “Ramform Hyperion” dhe “Vernicos Skafi One” kanë operuar në zonën e kontestuar.

Sipas tij prej më shumë se një javë, dita e dhjetë, anijet studimore të kontraktuara nga Qeveria e Greqisë po kryejnë studime për hidrokarbure në Detin Jon, por sot njëra prej tyre hyri në shelfin e Shqipërisë. Më tej ai shkroi se asnjë institucion shtetëror, duke përfshirë Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, nuk janë prononcuar për shkeljen e të drejtave sovrane të Shqipërisë në shelfin kontinental.

Postimi i plotë:

17 nëntor 2022 – Greqia dhunon të drejtat sovrane të Shqipërisë në shelfin e saj kontinental

Sot rimorkiatori “Vernicos Sifnos”, i kontraktuar nga Qeveria e Greqisë , kreu studime për hidrikarbure 0,5 milje në veri të vijës hipotetike kufizuese me distance të barabarta të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë. Për shkak të metodologjisë së ndërtimit dhe gjeografisë së dy shteteve, një vijë kufizuese e drejtë dhe e ndershme e shelfit kontinental midis dy shteteve, do të jetë në jug të vijës hipotetike me distance të barabarta, siç ishte ajo e vitit 2009. Pra hapësira në jug të kësaj vije (vijës së vitit 2009) është zona detare e shelfit kontinental e kontestuar, kurse në veri të kësaj vije është shelfi kontinental i Shqipërisë. Anije studimore “Ramform Hyperion” dhe rimorkiator “Vernicos Skafi One” kanë operuar në zonën e kontestuar.

Lexo edhe :  Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë...

Prej më shumë se një javë, dita e dhjetë, anijet studimore të kontraktuara nga Qeveria e Greqisë po kryejnë studime për hidrokarbure në Detin Jon (Blloku 1), duke përfshirë edhe zonën e pakufizuar (të kontestuar) të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë. Por sot njëra prej tyre hyri në shelfin kontinental të Shqipërisë. Gjatë këtyre dhjetë ditëve anije studimore “Ramform Hyperion” dhe dy rimorkiator “Thow Omega” dhe “Vernicos Skafi One” kanë operuar në zonën e kontestuar të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë, gjithmon në jug të vijës hipotetike kufizuese me distanca të barabarta. Edhe studimi në zonën e kontestuar, pa marrëveshje përbën cënim të të drejtave sovrane të shtetit bregdetar.

Prej dhjetë ditësh asnjë institucion shtetëror, duke përfshirë dhe Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, nuk janë prononcuar për shkeljen e të drejtave sovrane të Shqipërisë në shelfin kontinental. Shqipëria është palë në UNCLOS 1982 nga viti 2003 dhe Greqia nga viti 1995.

Të fundit

Kjo zemëratë e kuptimtë mes Rama and Farage

Nga Frrok Çupi Kjo që po ndodh në dialogun ‘e zemëruar’ mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe shkëndijë- dhënësit të Brexit,...

Marcus Rashford zgjedh kampionatin gjerman, gati shitja për 45 mln euro

Surprizë e madhe në Mynih. Bayern raportohet se ka interes për yllin e Manchester United, Marcus Rashford. Anglezi nuk ka më të ardhme në "Old...

Moti ekstrem ‘godet’Francën, temperaturat arrijnë deri në 41 gradë, mbyllet “Kulla Eifel”

Në Francë, monumenti ikonik i Parisit ka sjellë mbylljen e aksesit. “Për shkak të temperaturave ekstreme që priten në pasdite dhe në mbrëmje, Kulla Eiffel...

Netanyahu konfirmon udhëtimin në Uashington, kur pritet takimi me Trump

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka konfirmuar zyrtarisht se do të vizitojë Uashingtonin javën e ardhshme, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me Presidentin...

Përfshihet nga flakët masivi me pisha në Elbasan/ Rrezikohen banesa dhe resorti turistik

Mesditën e sotme, një tjetër vatër zjarri mjaft aktive ka shpërthyer në territorin në periferi të qytetit të Elbasanit .Vatra e dytë e zjarrit...

Lajme të tjera

Web TV