Së fundmi, Gjykata ka dënuar poeten Ahmeti pasi ka ndërtuar një shtëpi që i ishte prishur nga tërmeti në të njëjtën vend ku e kishte pasur në Petrelë. Ahmeti u bë kështu rasti i dytë i personazheve të njohur që dënohej, me arsyetime thuajse absurde, pas këngëtarit Bojken Lako.
Për rastin në fjalë, reagoi edhe vetë kryeministri Edi Rama, duke i dalë në mbrojtje poetes.
Sakaq, Eir Plasari, vajza e poetes Mimoza Ahmeti ka reaguar në lidhje me dënimin e nënës së saj për ndërtim pa leje. Në një lidhje direkte për emisionin e mëngjesit në “Euronews Albania”, ajo tha se gjithçka ndodhi për çështje burokratike, teka më tej falenderoi edhe kryeministrin Edi Rama, për ndërhyrje, duke e quajtur një xhentëllmen.
“Situata nuk ka qenë shumë e bukur, por janë gjëra që ndodhin. Për çështje burokratike jemi gjendur në një situatë jo të bukur. E falenderoj Ramën për reagimin, është treguar një xhentëllmen”, tha Plasari.