“Gazetarinë s’e bën dot”/Enkel Demi ironizon Grida Dumën: Edhe budalli i lagjes mundet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi, Grida Duma është kthyer nga politikane opozitare në gazetare dhe prezantuese televizive në Top Channel. Ky transformim ndodhi sapo hoqi dorë nga mandati i deputetes, dhe mori një talk-show në Prime-Time në Top Channel.

Mirëpo, kjo duket se nuk është pritur mirë nga gazetarë të njohur në vend, një prej tyre edhe Enkel Demi.

Gazetari dhe shkrimtari komentoi në një intervistë për Euronews Albania fenomenin e politikanëve që bëhen gazetarë.

Demi u shpreh se të kalosh nga gazetaria në shkrimtari është një gjë shumë e lehtë, pasi janë dy fusha që kanë shumë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa theksoi se me hapjen e rrjeteve sociale gazetarinë është duke e bërë kushdo.

Sipas Demit, dëshira për kontakt me publikun është e madhe ndaj nuk është për t’u çuditur prirja e politikanëve drejt gazetarisë

“Të kalosh nga gazetaria në shkrimtari është gjë e lehtë; Markez një nga librat më të mirë e ka nga një kronikë e shkruar në gazetë. Sa i përket të tjerëve që bëjnë gazetari, joshja është e madhe, dëshira për kontakt me publikun është e madhe. Por gazetaria nuk është zeje që mund ta bëjë kushdo, është profesion. Sot për fat të keq me hapjen e rrjeteve sociale, ‘budallai i lagjes’ ia thotë mendimin të gjithëve. Sa i përket politikanëve që bëhen gazetarë s’kemi pse të çuditemi apo xhelozohemi, le ta bëjë, secili duhet të mësojë nga gabimet e veta”, tha Demi.

 

Të fundit

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh...

Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm "kapitulimin e plotë të Ukrainës", sipas një grupi kryesor...

Diaspora, përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe

Numërimi i votave të diasporës për subjektet ka përfunduar në 11 qarqe, ndërsa vijon vetëm në Korçë. Sipas KQZ, numërimi dhe vlerësimi i fletëve të...

I ftohtë, strateg, i uritur: Hansi Flick mbylli sezon fenomenal te Barcelona

Në rininë e tij ka qenë edhe futbollist, por mbahet mend shumë pak. Hansi Flik padyshim mund të tregojë shumë më tepër sesa një...

Kërcënoi kandidaten e PS në Lezhë, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

Është arrestuar ditën e sotme në Lezhë 27-vjeçari Xhejson Seferaj, i cili akuzohet se është një nga personat që kanë kërcënuar babain e kandidates...

Lajme të tjera

Web TV