Situata nga moti i keq, ministrja Balluku në terren: E sotmja ishte një provë për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka inspektuar sot mirëmbajtjen e aksit rrugor Burrel-Klos, aks që ka shfaqur problematika nga reshjet e shumta të shiut.

Balluku tha se aktualisht të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, megjithatë duhet kujdes për shkak të prezencës së ujit në disa zona.

“Intensiteti ka qenë shumë i lartë. Në zonën e Fierzës, aty ku ne prisnim të kishim rreshje të mëdha, ishin me intensitet mesatar. Akset janë të hapura. Problematikat janë në zonën e veriut, Tamarë, Vermosh.

Në aeroportin e Rinasit kemi pasur disa devijime për të ruajtur pasagjerët nga rrufetë, jo nga shiu. Disa fluturime nuk janë ulur, janë kthyer në aeroportin e Brindisit për shkak të motit më të qetë atje. Mirëmbajtja dimërore nis në 15 dhjetor, ne sot kemi bërë një provë gjenerale për të parë se si funksionon i gjithë grupi, e gjithë skuadra.

Ne kemi arritur tashmë përmes automjeteve moderne, të mbajmë akset hapur. Parashikohet të ketë përmirësim të motit gjatë pasdites. Sa i përket energjisë ne na duhen shira”, u shpreh Balluku.

Të fundit

Si e ndihmon gjumi i thellë trurin të mbajë larg sëmundjet

Gjumi është një nga proceset më natyrale dhe të nevojshme për çdo njeri. Pas një gjumi të thellë duket...

Revolucion Salikullist

Edison Ypi Mirë i ka vajtur mendja Sali Kullës. Pavarsisht se po hani si derra, po pini si kafshë, po visheni e po mbatheni si...

Policia godet Call Center që mashtronte me investimet online, arrestohen 3 organizatorët

Policia ka zbuluar një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik dhe ka vënë në pranga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa...

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari

Policia e Dibrës ka goditur një rast të kontrabandës nga Maqedonia e Veriut të mallrave për të cilat paguhet akcizë. Sipas Policisë bëhet fjalë...

Von der Leyen uron Ramën/ Nën udhëheqjen tënde Shqipëria ka përparuar

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen është zyrtarja e radhës nga BE që uron kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Von der...

Lajme të tjera

Web TV