Përmbytje dhe shtëpi “nën ujë”, pezullohet mësimi në shkollat e vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije se në 16 shkolla në vend do të pezullohet mësimi ditën e nesërme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kushi njoftoi se kjo masë është marë si pasojë e situatës së rënduar të krijuarr nga reshjet e dendura të shiut.

Postimi i plotë:

Pas situatës së rënduar për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve në disa zona të vendit, sapo zhvillova një mbledhje urgjente me drejtuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive Rajonale Arsimore për të vlerësuar gjendjen e shkollave në të gjithë territorin.
Pavarësisht se deri tani, në pjesën më të madhe të shkollave situata është nën kontroll, nga verifikimet në terren problematika të rënduara paraqiten në zonën e veriut.
Për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm, kemi vendosur që ditën e nesërme të pezullohet procesi mësimor deri në përmirësimin e situatës në shkollat e mëposhtme:
1- Shkolla “Martin Camaj”, Shkodër qytet,
2- Shkolla “Agim Tafili”, Harku i Bërdicës,
3- Shkolla “Prekal”, fshati Postribë,
4- Shkolla “Ruzhdi Daca”, Rrethinat,
5- Shkolla “Mehmet Shpëndi”, fshati Shalë

6- Shkolla “Theth”, fshati Shalë,
7- Shkolla “Gimaj”, fshati Shalë,
8- Shkolla “Palaj”, fshati Shosh,
9- Shkolla “Ndreaj”, fshati Shosh,
10- Shkolla “Nicaj”, fshati Shosh,
11- Shkolla “Pog”, fshati Pult,
12- Shkolla “Plan”, fshati Pult,
13- Shkolla “Maja e Thanës”, fshati Pult,
14- Shkolla “Kasnec”, fshati Pult,
15- Shkolla “Kir”, fshati Pult,
16- Shkolla “Xhan”, fshati Pult.
Në orët e ardhshme do të vijojmë ta ndjekim nga afër situatën dhe nëse do të ketë raste të tjera problematike do të informojmë në kohë reale nxënësit, mësuesit dhe prindërit për të marrë të gjitha masat e nevojshme.
Falënderojmë të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore që gjatë gjithë kohës janë në gatishmëri për kapërcimin e situatës dhe lehtësimin e pasojave.

Të fundit

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me...

Kriza politike, Franca shkon në zgjedhje të parakohshme?

Kryeministri francez, François Bayrou rrezikon të humbasë votën e besimit më 8 shtator, pasi kërkon mbështetje për një plan shkurtime shpenzimesh prej 44 miliardë...

Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u përplas nga një automjet...

Vuçiq përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve të protestave dhe bllokadave...

Aksident me vdekje në Vorë, detajet e fundit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Vorës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues...

Lajme të tjera

Web TV