Vrau dhe groposi të miturin/ Policia dërgon me forcë në gjykatë Klodian Çalamanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas më shumë se tre seancash mungesë dhe shtytje gjykimit është sjellë me forcë në gjykatën Fier, Klodian Çalamani i akuzuar për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” viktimë e të cilës mbeti 8-vjecari Mateo Vasiu në Greçalli te Fierit.

Kjo seance e sotme do të përballë të pandehurin para akuzave për vrasje dhe marrëdhënie seksuale me dhune ndërkohë që priten edhe dëshmitë e familjarëve.

Klodian Calamani në ditën e sotme është sjellë me forcë nga policia ndërkohë që ai ka hyrë nga dera e përparme e gjykatës që përdoret nga administrata. Veprimi i policisë është bërë për të shmangur përballjen me familjarët apo të afërm të familjes së 8 vjeçarit të vrarë.

Kujtojmë se një vit më parë ka pasur për ditë me radhë protestë për vrasjen makabër të 8 vjeçarit Mateo Vasiu.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV