Rreshjet/ Verdho: Kemi shitur energji shumë lirë, nuk e parashikuam sa shi do binte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Ergys Verdho ka thënë në “Radar Informativ” se Bashkia e Shkodrës është lajmëruar për shkarkimet nga hidrocentralet, që çuan në përmbytje masive me viktima.

”Nuk është e vërtetë që bashkia nuk është lajmëruar. Në çdo rajon ka një komunitete emergjencash që ka edhe përfaqëssues të KESH që jep informacionine duhur në kohë reale. Sot jemi pas lufte dhe dje ka qenë një event sinoptik shumë i fortë, 400 milimetër shi në Theth do të thotë 3500 metër kub në orë gjatë ditës së djeshme. Këto prurje kaq të mëdha, 4 mijë m3 në sekondë të shkonin përnjëherë në Fushë Shkodër. KESH ka shkarkuar 30% të sasisë  të kuotës origjinale. Ka një komision kuotash, që vendos ça shkarkimesh do kemi”, tha Verdho.

Ai foli edhe për blerjen e energjisë nga KESH deri në datën 20 nëntor, edhe pse dihej që fundjava që sapo lamë pas do të sillte reshje. Sipas Verdhos, po të prodhohej energji dhe të mos blihej, atëherë do të rrezikohej rezerva energjetike.

“Nga parashikimet e  motit në ditën e enjte, në ditën e premte që ne dolëm për blerje, parashikohej një fornt atmosferik në fundjavë, por niveli i sigurisë është në masën 40%. Ishim përballë një kuote që ishte 265 dhe po të prodhonim deri të premten e kaluar ne do rrezikonim rezervën energjetike. Morëm të premten sasinë e energjisë që do të konsumohej javën e ardhshme”, tha Verdho, duke shtuar se “nuk mund të bëjmë parashikime të motit për 10 me ekzaktësi.”

Drejtori i KESH sulmoi edhe opozitën, që ka deklaruar vazhdimisht se institucioni i drejtuar nga ai nuk blen energji paraprakisht. Verdho tha se KESH bën blerje 1-vjeçare, por duke mos qenë të aftë të mënaxhojnë situatën, ndodh që ka përplasje mes asaj që blihet dhe sasisë që mund të shitet.

Lexo edhe :  Ambasada Amerikane njofton për vizat: Kalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë

“Opozita dhe shumë nga foltoret thonë që KESH nuk blen në avanc, KESH bën blerje 1-vjeçare. Sa evente sinoptike mund të ndodhin si gjatë kësaj fundjave? Do kemi përplasje mes asaj që blejmë dhe asaj që mund të shesim”, tha ai.

Në lidhje me shkarkimet që përmbytën Shkodrën duke lënë edhe dy viktima, Verdho tha se hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës nuk kanë kapacitete rezervuese.

“Rezerva jonë energjetike është në Fierzë. Ajo që ndodhi ndodhi në Koman dhëe Vaun e Dejës. Dy liqenet nuk kanë kapacitete rezervuese. Që të martën e kaluar filluam konsumin në këto hidrocentrale për të absorbuar sasinë e ujit që vjen në kuota”, tha Verdho.

Ai iu përgjigj edhe akuzave se institucioni që drejton ka vjedhur me blerjen e energjisë elektrike, pasi janë importuar 10 milionë euro, ndërkohë që janë shitur pak më shumë se 600 mijë euro, sipas akuzave të opozitës.

Verdho tha se janë shitur 3 milionë e 900 mijë euro energji elektrike, një shifër që sërish tregon se ka pasur humbje të konsiderueshme në krahasim me sasinë që është importuar.

“Kemi shitur 3 milionë e 900 mijë euro. Sot kemi shitur vetëm në orët e natës, një energji që shitet shumë lirë dhe bursa maksimale e natës është 120 euro dhe ne kemi përfituar çmime 110 euro. Ishte shitje e detyruar”, tha Verdho.

Të fundit

Këmbimi valutor 4 gusht/ Me sa blihen e shite monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet...

Thirrje raciste antishqiptare/ Reagon ambasadori i Shqipërisë në RMV: Alarm për të gjithë

Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani ka reaguar pas incidentit të rëndë të ndodhur në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku gjatë një ndeshjeje...

Zhduket pasagjeri i tragetit!/ Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në Seman

Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi...

Stuhia Floris godet Skocinë, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut, jepet alarmi i verdhë

Stuhia Floris ka goditur Skocinë, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut. Zyra Meteorologjike ka lëshuar alarmin e verdhë, i cili paralajmëron rrezikun potencial për...

Nga Ukraina në Tokio? Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të detajuar shumëfazore që synon neutralizimin...

Lajme të tjera

Web TV