U mbajt disa ditë më temperaturë në shtëpi, humb jetën fëmija 10-vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fëmijë i mitur ka humbur jetën nga temperature e lartë.

Ai kishte temperaturë për ditë të tëra, më pas gjendja e tij u përkeqësua papritur deri në atë pikë sa pësoi një arrest kardiak, i cili rezultoi fatal për djalin 10-vjeçar banues në Legnano (në rrethinat e Milanos).

Sipas mediave italiane, i mituri u dërgua në urgjencë nga familja e tij rreth orës 7 të mëngjesit, por përkeqësimi ndodhi pikërisht gjatë rrugës për në spitalin e qytetit.

Mjekët u përpoqën për rreth dyzet minuta, por më pas u dorëzuan dhe lajmëruan prindërit për vdekjen e fëmijës.

Sot dhe nesër do të kryhet autopsia për të zbardhur shkaqet e vdekjes së pacientit në moshë shumë të re, i cili mesa duket nuk kishte simptoma të tjera përveç rritjes së temperaturës.

Në këtë periudhë janë në rritje rastet e gripit, i cili prek shpesh fëmijët.

Alessandro Rossi, kreu i sëmundjeve infektive, nënvizoi se “këtë vit epidemia e gripit ka arritur nivele të larta. Rastet me të cilat kemi hasur ne mjekët e familjes janë të shumta, sidomos në mesin e të rinjve dhe fëmijëve”.

Të fundit

Peshku “alien” po pushton detin Adriatik, studiuesit japin alarmin: Është vdekjeprurës!

Një kërcënim i ri po përhapet me shpejtësi në ujërat e Mesdheut: peshku “Lagocephalus sceleratus”, një specie jashtëzakonisht toksike...

Mbërritja e votave nga diaspora, zyrtarët e OSBE/ODIHR të pranishëm në Parkut Olimpik

Këtë të premte në mjediset e Qendrës së Votimit nga Jashtë pranë Parkut Olimpik në Tiranë, u zhvillua një takim njohës mbi procesin me...

Është miliardere por Emina Cunmulaj do të donte ta kalonte gjithë verën në Malësi

Modelja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ka ndarë së fundmi një moment të sinqertë me ndjekësit e saj gjatë një transmetimi...

Edi Rama: Pa gruan time jam ndërtim pa leje

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet elektorale në Lezhë ku është takuar me gratë dhe vajzat e këtij qarku. Kryesocialisti tha se e sheh të...

Projekti revolucionar, Anglia do të thithë karbonin nga deti

Një projekt pilot inovativ i quajtur SeaCURE ka nisur në bregun jugor të Anglisë, duke sjellë një qasje të re në luftën kundër ndryshimeve...

Lajme të tjera

Web TV