Kupa e Botës/ Episod i bujshëm, Australia me 12 lojtarë në fushë ndaj Francës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Episod i bujshëm gjatë ndeshjes mes kampionëve në fuqi të botës, Francës, dhe

Australisë. Ndeshja në stadiumin “Al Janoub” përfundoi 4-1 për kombëtaren e Deschamps, e cila dominoi pas ngecjes në minutat e para.

Krahas debutimit pozitiv, pati edhe “sfilatën” e Giroud, i cili falë dopietës së mbrëmshme arriti Thierry Henry në krye të tabelës së golashënuesve të të gjitha kohërave të Francës (me 51 gola). Megjithatë, shumë veta nënvizuan një episod që ndodhi gjatë ndeshjes, që përfaqëson një gafë të bujshme të arbitrit.

Sipas “Corriere dello Sport”, ishte minuta e 73-të, me rezultatin final 4-1. Australia vendosi të bëjë dy zëvendësime, me Garang Kuol për Riley McGree dhe Awer Mabil për Craig Goodwin. Zëvendësimet bëhen rregullisht, por Goodwin nuk e vë re që ai është në mesin e lojtarëve të zëvendësuar.

Si rezultat McGree dhe Mabil hyjnë në fushë, por me vetëm një lojtar jashtë. Më pas ndeshja rifilloi me 12 lojtarë në fushë për Australinë. Pas disa prekjeve të topit, një anëtar i ekipit arbitral të ndeshjes kupton gabimin e rëndë. Gjyqtari afrikano-jugor, Victor Gomes ndalon lojën për t’i thënë Goodwin të largohej nga fusha.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV