Samiti i BE në Tiranë, Policia ndalon protestën e Berishës: Rrezikon sigurinë kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka ndaluar organizimin e protestës së Sali Berishës më 6 dhjetor në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ sic ai kishte paralajmëruar, ditën kur në Tiranë organizohet samiti me liderët e BE. Sipas dokumentit të siguruara nga Shqiptarja.com organizimi cenon sigurinë kombëtare dhe atë publike. Sipas dokumentit aktiviteti i opozitës mund të zhvillohet ne nje zone tjeter pertej perimietrit të sigurisë.

Në dokument policia i kthen përgjigje grupit të Berishës se në datën kur është njoftuar protesta në Bulevard do të zhvillohet Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

“Në konsultim me strukturat e sigurisë të delegacioneve pjesëmarrëse në këtë Samit, duke respektuar parametrat e sigurisë të Bashkimit Evropian, është përcaktuar perimetri i sigurisë, si më poshtë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Bulevardin “Bajram Curri” përfshi sheshin “Nënë Tereza\

Rruga “Gjergj Filipi” nga kryqëzimi me mugn “Ibrahim Rrugova” deri tek kryqëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II”.

Rruga ” Lek Dukagjini” në gjithë gjatësinë e saj.

Rruga “Dervish Hima”, rruga “Sheh Ahmet Pazar”, rruga “Faik Konica”, muga “Skerdilajd Llagami”. Rruga “Papa Gjon Pali II” në gjithë gjatësinë e saj, rruga ” Asim Zeneli, rruga “Themistokli

Germenji”, rruga “Mustafa Matohiti”, rruga “Jul Variboba”, rruga ” Fatmir Haxhiu”,

Rruga “Ismail Qemali”, nga rruga e “Elbasanit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova””, thuhet në dokument.

Ndaj për këtë arsye policia thotë se zhvillimi i tubimit brenda këtij perimetri sigurie pengon zhvillimin normal të Samitit të sipërcituar dhe përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike. Ndalohet organizimi i protestës në këtë perimetër por është i lejuar në një vend tjetër.

“Vendosa të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana Juaj në datën 06.12.2022, ora 12.00 deri në orën 16.00, në vendin e përcaktuar në kërkesë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime paqësore dhe mirëpret çdo njoftim Tuajin për zhvillimin e tubimit në një vend alternativ, jashtë perimietrit të sigurisë. Ju sjellim në vëmendje se, për veprime në kundërshtim me ligjin, do të ndërmerren masa administrative dhe penale, në zbatim të gërmes “a”, neni 24, i Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 “Per Tubimet”, neni 262 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, përfundon letra e Drejtues i Parë i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika.

Të fundit

Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë

Një djathë Cabrales i pjekur në një shpellë për 10 muaj, mori notat më të larta në një konkurs...

E pazakontë në Kurbin, 62-vjeçari denoncon humbjen e të fejuarës së djalit!

Një 62-vjeçar ka denoncuar humbjen e të fejuarës së djelit të tij. Ngjarja ka ndodhur në Sanxhak të Kurbinit, teksa vjehrri i është drejtuar Komisariatit...

Gjenevë/ Shqipëria merr çmimin ‘WSIS Prizes 2025’ për kategorinë ‘e-Government’

Shqipëria ka marr çmimin “WSIS Prizes 2025” për kategorinë “e-Government” në Gjenevë. Në një nga ngjarjet më prestigjioze globale të teknologjisë dhe inovacionit, në ceremoninë e...

Papa Leo XIV i dërgon letër Kryepeshkopit Joani, zbulohet mesazhi

Papa Leo XIV i ka dërguar mesazh përmes një letre Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturi Joanit (kreut të Kishës Ortodokse shqiptare). Në...

Evropa Perëndimore përjeton qershorin më të nxehtë ndonjëherë

Qershori 2025 u regjistrua si muaji më i nxehtë ndonjëherë për Evropën Perëndimore, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Koperniku. Temperaturat mesatare arritën në 20,49°C, duke...

Lajme të tjera

Web TV