Porti i Durrësit/ Projekti kalon, akuzat mbeten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas miratimit në Parlament me 76 vota të mazhorancës të ligjit që i hap rrugë ndërtimit të kompleksit të madh turistik reaguan mediat në Arabinë Saudite të cilët e konsiderojnë si “Marinën më të madhe në Mesdhe”. Opozita vijon me akuzat duke lënë të hapur si dërgimin në Gjykatën Kushtetuese ashtu edhe zhvillimin e protestave.

Një ditë pas kalimit në Parlament të projektit të Portit të Durrësit, ku do të ndërtohet kompleks I madh turistik kanë vijuar përplasjet, ku opozita ka akuzuar Ramën sit ë përfshirë në këtë aferë, ndërsa mediat në Arabinë Saudite i japin jehonë projektit duke e konsideruar sitmë të madhin në fushën e turzmit në Mesdhe. “Mohamed Alabbar i është dhënë drita jeshile për të ndërtuar marinën më të madhe ndonjëherë të super jahteve në Mesdhe”! Kështu e nis shkrimin e saj media arabe “Arabian Business” në një artikull shkruar për projektin e Portit të Durrësit, një ditë pas mazhoranca e votoi me votat e PS  në Kuvend. Në shkrim thuhet se kjo marrëveshje prej 2.5 miliardë dollarësh, e mbështetur nga Grupi i Kompanive të tij Eagle Hills, do të shohë një transformim të plotë të një pjese të vijës bregdetare shqiptare në qytetin e Durrësit. “Është një ndryshim i lojës, diçka për të cilën ne kemi punuar shumë në prapaskenë për një kohë të gjatë. Unë me të vërtetë nuk mendoj se do të gjeni diçka të tillë” ka deklaruar vetë Alabbar, shkruan “Arabian Business”. I njohur si “Durres Yachts and Marina”, po projektohet si “një nga qytetet e reja më të qëndrueshme, duke përfshirë praktika miqësore me mjedisin, hapësira të gjelbra dhe teknologji inteligjente për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emetimet e CO 2 ”. “Do të akomodohen jahte dhe super jahte deri në 120 m, së bashku me hotele, rezidenca private, shëtitore, dyqane, restorante dhe argëtim. Ai do të përfshijë gjithashtu terminalin e parë të Shqipërisë për linjat ndërkombëtare të lundrimit. Mbi 80,000 metra katrorë parqe dhe hapësira të hapura dhe 170 dyqane po planifikohen gjithashtu”, thuhet në shkrim. Durrësi është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. “Ju keni këtë histori të pabesueshme në sfond, krahas asaj që do të jetë një destinacion krejtësisht i ri luksoz. Ne kemi bërë shumë projekte speciale gjatë viteve në mbarë botën, por nuk kam dyshim se ky është pikërisht një nga më të mirët”, u shpreh Alabbar.

Lexo edhe :  Rama në Bruksel: Mbështetje nga vendet anëtare, të mbyllim negociatat në 2027

Rama nuk e voton, por e përshëndet

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur votimin pro për miratimin Projektit të Portit të Durrësit. Ndonëse nuk mori pjesë në votimin e ligjit që i hap rrugë ndërtimit të zonës turisktike në Portin e Durrësit, kryeministri ka reaguar dje duke e cilësuar si një project të madh. Teksa e shoqëron me një pjesë të fjalës së tij në Kuvend, Rama publikon pamje bardh e zi nga porti i Durrësit dhe tregohen sipërfaqet e ndryshkut dhe kalbjen e mjeteve të vdekura lundruese. Ai e quan portin aktual ‘skandal mjedisor’ dhe ‘plagë urbane’, kreu i qeverisë tregon si do të bëhet transformimi i Portit të Durrësit nga investimi i huaj. “Mirëmëngjes… dhe me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme PRO të rrugës për ndërtimin e Portit të Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama. Megjithatë, debate i shapër në Parlament është zvendosur dje në sallat e konferencave, ku ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson aferën më të madhe korruptive në vend. Sikurse pritej mazhoranca arriti të mbledhë të gjithë votat e nevojshme ku i vetmi që nuk mori pjesë në voting nga “blloku i majtë” ishte kryeministri Edi Rama. Pavarësisht këtij gjesti, ai ka qenë nismëtari i këtij projekti duke udhëtuar disa herë dhe zhvilluar takime me Alabbar që të investonte në Shqipëri. Përzgjedhja e portit aktual të Durrësit është cilësuar nga opozita dhe ekspertë të ndryshëm si një aferë, pasi kompanisë investuese i dhurohet rreth 800 hektarë zonë bregdetare.   Po ashtu ka dyshime edhe se kush do të jetë kompania ndërtuese ku pavarësisht se Alabbar ka nënshkruar marrëvshjen, nuk është kopmania e njohur nën zotërimin e tij “Emmar”, por një kompani tjetër e rregjistruar kohët e fundit pa akepsriencë në këtë fushë. Opozita ka lënë të hapur mundësinë që ligjin ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese pasi sipas tyre bie ndesh me Kushtetutën e vendit dhe njëkohësisht mbajtjen e protestave.

 

Të fundit

“Ish krerët e UÇK po mbahen peng në Hagë”/ Rama nga Prishtina: Procesi është i parregullt

Kryeministri Edi Rama tha se ka negociuar në samitin e BE-së me presidenten Osmani për të hequr sanksionet e...

Një gotë verë mund të jetë e mirë për zemrën!

Pija e një sasie të vogël vere çdo ditë mund të mbrojë zemrën, sipas një studimi të ri nga shkencëtarët spanjollë që ndjekin dietën...

“Në 2030, anëtarë të BE”, Rama: Kemi qenë dele gjysmë e zezë dhe gjysmë gri…

Po mbahet takimi i mbledhjes së Kuvendeve të dy Parlamenteve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kryemininistri Edi Rama ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e...

Aksioni për protestën e 23 dhjetorit/ Paralajmëron Muçollari: Mobilizim i fuqishëm

Anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari së bashku me drejtuesin politik për Tiranën, Belind Këlliçin kanë zhvilluar takime të rëndësishme me strukturat dhe...

“Dekadë vendimtare për ne”, Rama: Shqipëria tashmë vend europian

Në këtë fjalim emocionues, nënvizohet rruga e transformimit të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit, e mbushur me sakrifica dhe sfida, por edhe me arritje...

Lajme të tjera

Web TV