Drejtori i Policisë shkon në Greqi, zbardhen diskutimet e “nxehta” me homologun grek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë greke, Gjeneral Leitnant Konstantinos Skoumas. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë greke falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë shqiptare Muhamet Rrumbullaku, për bashkëpunimin e suksesshëm mes 2 forcave policore, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar.

Gjatë takimit, krerët e policive të 2 vendeve shprehën vullnet për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, për çështjet e sigurisë, operacione të përbashkëta, shkëmbimin e informacionit, parandalimin e emigracionit të paligjshëm, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimin në kundër të luftës kundër kontrabandës, trafikimit të narkotikëve e trafiqeve të tjera të paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet kufirit të gjelbër, mes 2 vendeve.

foto galeri

Gjithashtu, u dakordësua zhvillimi i vizitave të ndërsjella, për shkëmbim të përvojave dhe eksperiencave, si dhe mundësia e trajnimeve në fushat e sigurisë rrugore, sigurisë kufitare dhe policimit në komunitet.

Në fund të takimit, Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë shqiptare dhe asaj greke, theksuan nevojën e konstituimit të grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale që tentojnë të ushtrojnë veprimtari kriminale, në Shqipëri dhe në Greqi, me qëllim parësor, rritjen e sigurisë publike, për qytetarët e të dy vendeve dhe me gjerë.

foto galeri

 

Më pas, 2 Drejtorët e Përgjithshëm kanë zhvilluar një takim më të gjerë pune, në të cilin morën pjesë Kreu i Degës së të Huajve dhe Mbrojtjes së Kufijve të Shtabit të Policisë Greke, Gjeneral Major Dimitrios Mallios, Drejtori i Divizionit të Menaxhimit dhe Analizës së Inteligjencës, Gjeneral Major Nikolaos Tsetsikas, Drejtori i Divizionit të Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar, Kolonel Ioannis Stavrakakis, Drejtori i Drejtorisë për Luftën kundër Krimeve të Veçanta të Dhunës, Eleftherios Chardalias, Drejtori i Kabinetit Lazaros Giannakis dhe Oficeri Ndërlidhës Policor i Ambasadës së Greqisë në Tiranë, Georgios Xanthis. Nga Policia shqiptare, morën pjesë Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi, Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Emigracionit, Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku dhe Oficerja Ndërlidhëse Policore e Ambasadës së Shqipërisë në Athinë, kryekomisare Eva Kollobani.

Të fundit

Jozi bën deklaratën e fortë, Loredana ia kthen: Do thosha burrë por ti…

Që prej ditës që Jozi është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP me anë të zgjedhjes së Gjestit...

Prej katër javësh në spital, Papa Françesku në gjendje të qëndrueshme

Papa Françesku është nën kujdesin e mjekëve dhe po pushon sipas Vatikanit. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe ndodhet i shtruar në spitalin...

Gjykata e Lartë shtyn vendimin mbi rekursin e Veliajt dhe Xoxës

Gjykata e Lartë ka vendosur të shtyjë shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, të cilët kundërshtojnë kontrollet e kryera...

Linda Rama në Samitin Global të “Forbes”: Fuqia pas progresit dhe rrugëtimi i Shqipërisë

Revista e famshme Amerikane Forbes ka njoftuar nëpërmjet platformës së saj X, pjesmarrjen e Linda Ramës në samitin Forbes 2025 që po zhvillohet në...

Bashkimi Evropian: Serbia me sjelljen e saj po shkel Marrëveshjen e Ohrit

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë, se Serbia me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur Marrëveshjen e Ohrit të vitit...

Lajme të tjera

Web TV