Historia e pazakontë/ Kjo grua fitoi 2 herë lotarinë, por tani s’ka asgjë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Imagjinoni të fitoni lotarinë. Tani imagjinoni ta fitoni atë dy herë. Okay, tani imagjinoni të humbisni milionat që fituat vetëm brenda pak viteve. E tmerrshme, apo jo?

Epo, kjo është pikërisht ajo që ndodhi me një grua të quajtur Evelyn Adams.

Në vitin 1985, Adams fitoi 3.9 milionë dollarë në loto dhe vetëm katër muaj më vonë fitoi një xhekpot tjetër prej 1.4 milionë dollarësh.

Sipas The Sun, shanset për të fituar xhekpotin e parë ishin një në 3.2 milionë dhe shanset për të dytin ishin një në 5.2 milionë.

Por Adams, që punonte si shitëse në një dyqan elektroshtëpiakesh, përfundoi duke i humbur të gjitha paratë e saj. Falë një sërë vendimesh të këqija biznesi dhe një varësie të tmerrshme nga bixhozi, ajo përfundoi duke jetuar në një rulotë.

Paratë e çmimit të Adams iu dhanë asaj në pagesa vjetore prej 218,000 dollarësh dhe pasi fitoi çmimin e parë të parë, ajo pagoi disa fatura dhe krijoi një llogari për universitetin e të bijës.

Adams gjithashtu i bleu vetes një makinë dhe dhurata të tjera për njerëzit e saj më të afërt. Ajo filloi të shpenzonte më shumë për bileta lotarie, nga $25 në $100 në javë.

Pasi fitoi dy jackpot, Adams nuk mund të shkonte askund pa u njohur dhe kishte humbur privatësinë e saj.

Ajo mori vendimin për t’i lënë në plan të dytë studimet për muzikë dhe në vend të kësaj përdori disa nga paratë për të blerë dyqanin ku dikur punonte – megjithëse më vonë e nxori në shitje.

Ajo gjithashtu dha disa nga fitimet e saj si hua – shumica e të cilave nuk u kthyen kurrë.

Lexo edhe :  300 pemë të reja në Liqenin e Farkës, Veliaj: Investimet kanë rritur vlerën e pronës

Deri në vitin 2012, Adams kishte shpenzuar të gjitha paratë, kjo edhe falë frekuentimit të shpeshtë të kazinove.

Në një intervistë për The Sun, ajo u shpreh:

“Të fitosh lotarinë nuk është gjithmonë aq perfekte sa duket. E fitova ëndrrën amerikane, por edhe e humba atë. Ishte e vështirë. Të gjithë më zgjasnin duart dhe donin paratë e mia. Unë nuk arrita kurrë të mësoja fjalën më të thjeshtë në gjuhën time: ‘jo’. Do të doja  kisha mundësinë ta bëja përsëri. Do tregohesha shumë më e zgjuar.”

Të fundit

Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”

Anëtari më i ri i NATO-s, Suedia do të testojë teknologjinë e re të dronëve të zhvilluar nga grupi...

Pse nuk bën biznese me Evropën dhe Amerikën?”/ Kryeministri i përgjigjet komentuesve:

Nga samiti i “Javës së Qëndrueshme” në Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama njoftoi se shumë shpejt do të nënshkruhet një marrëveshje strategjike me Italinë...

Hamasi miraton marrëveshjen për armëpushim

Mediat izraelite raportojnë se Hamasi kishte paraqitur kërkesat e minutës së fundit për marrëveshjen e armëpushimit pak momente përpara se Katari të mbante një...

Pasagjeri ndërron jetë në bordin e një avioni

Një pasagjer ka ndërruar jetë në bordin e një avioni që po fluturonte nga Parisi në Boston. Mjekët dhanë menjëherë ndihmën e tyre, por...

“Jetojmë në Republikë Kryeministrore”/ Mediu: Shqiptarët t’i japin drejtim jetës së tyre

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në rubrikën Opinion tha se sot jetojmë në Republikë Kryeministrore. Mediu theksoi se qeveria po bën gjithçka...

Lajme të tjera

Web TV