Mbyllet aventura me kuqezinjtë, Edy Reja largohet nga stoli i Kombëtares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare është zyrtarisht pa trajner.

Stoli i kuqezinjve ka mbetur vakant pas përfundimit të kontratës mes Edoardo Rejës dhe Federatës Shqiptarë të Futbollit.

Ndeshja me Armeninë praktikisht ishte e fundit për italianin 77-vjeçar dhe pak ditë më parë i përfundoi edhe kontratë duke dalë kështu një trajner i lirë, në pritje të bisedimeve me presidentin e FSHF-së Armand Duka.

Trajneri i dytë më i vjetër në botë, pas Mirkea Luçeskut që është disa muaj më i madh në moshë, u konfirmua në stolin e Shqipërisë në prill të vitit 2019-të, ku zëvendësoi të larguarin Kristian Panuçi, që e mbylli aventurën në Tiranë pas humbjes 0-2 me Turqinë në “Loro Boriçi”, ku i pranishëm në stadium ishte edhe pasuesi i tij, Edoardo Reja që u zyrtarizua pak kohë më pas.

Reja e ka drejtuar Shqipërinë në 38 ndeshje në total, ku ka arritur të regjistrojë 14 fitore, 9 barazime dhe 15 humbje, me një golavarazh të përgjithshëm 46 të shënuar dhe 45 të pësuar.

Tekniku ka aplikuar në pothuajse të gjitha ndeshjet skemën 3-5-2 dhe për 3 vite e 7 muaj në krye të stolit ka provuar një numër të lartë lojtarësh që e kalon shifrën 40.

Suksesi i tij i parë ishte në Ligën e Kombeve, ku Shqipëria u ngjit nga Liga C në B. Gjithashtu në kualifikueset e Botërorit 2022, ai grumbulloi më shumë pikë se çdo trajner tjetër në grupe (18), por gjithsesi në fund u rendit i treti në grup pas Anglisë dhe Polonisë.

Ndërkohë kompeticioni i fundit që ishte Liga e Kombeve e këtij sezoni, rezultoi një dështim për teknikun italian, ku Shqipëria u rendit e fundit në grup duke mos fituar asnjë takim.

Gjatë miqësoreve të fundit, në konferencat për shtyp të trajnerit apo edhe në intervistat e kreut të FSHF-së Armand Duka, thuhej se Edi Reja është akoma në kontratë dhe kur ajo të mbarojë do të ulemi dhe do të flasim.

Lexo edhe :  Manchester City në krizë të thellë, Aston Villa i jep “leksion” qytetarëve

Kështu të paktën u tha nga të dyja palët. Gjithashtu italiani, në daljen e fundit në konferencë pas Armenisë ia kaloi topin Dukës:

”Shpresoj që bileta ime të jetë vajtje-ardhje, kur Duka të kthehet nga Katari do të ulemi të bisedojmë, topin e ka ai tani”, tha Reja.

Ndërsa tani jemi në një kohë që trajnerit i përfundoi kontrata dhe duhet të njoftohemi se çfarë do të ndodhë me të: do të rinovojë apo do të kemi një trajner tjetër që do të drejtojë Shqipërinë?

Të fundit

Kategoritë dhe shuma / Zbardhet akti normativ, shpërblime edhe për administratën

Nuk do të jenë vetëm pensionistët, ata që përfitojnë shpërblim në fundvit, por edhe disa kategori punonjësish që janë...

Drejtoria e Policisë përgënjeshtron Berishën, hedh dritë mbi ngjarjet e protestës

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se...

“Thjesht krizë trafiku”, Minxhozi komenton protestën e opozitës: Pjesëmarrja e Berishës…

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar protestën bllokuese të opozitës, thotë se është një krizë trafiku dhe jo politike. Në një intervistë për një emision...

Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…

Nga Lutfi Dervishi I njëjti skenar: Opozita shpall ditën dhe orën e mosbindjes civile. Bllokohen për tre orë pesë nyje kryesore të qarkullimit në Tiranë....

“E kaluara që na intrigon…”, Meri Shehu paralajmëron shenjat për javën e fundit të vitit

E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu bëri parashikimin për javën e fundit të Dhjetorit, por dhe të viti...

Lajme të tjera

Web TV