Protesta e 6 dhjetorit/ Ngjela: Lëvizje esatiste, Berisha kundër Perëndimit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati, Spartak Ngjela e ka quajtur ‘lëvizje esatise’ (tradhëtare) protestën e planifikuar nga Partia Demokratike për t’u mbajtur në 6 dhjetor në Tiranë, ditën kur liderët e BE-së vizitojnë Tiranën. Ndërsa deputeti i PD, Luan Baçi theksoi se protesta bëhej në të mirë të qytetarëve dhe se ishte një mikpritje për liderët e BE-së.

Nëpërmjet një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, avokati tha se kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ishte kundër perëndimit dhe historia do ta gjykonte opozitën për këtë lloj proteste që sipas tij ishte njësoj si të protestohej kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Deri te pjesa e parë që është demokraci është e vërtetë. Kurse fakti që këtu është samiti i BE për të na futur në BE lëvizja është esatiste. Do ta kishte zili Esat Pashë Toptani që ka varrin në Beograd. Nuk duhej ta bënin këtë gabim sepse bëhet fjalë subjekt juridik si samiti europian. Pse do protestojnë? Kundër Europës? Kundër futjes së Shqipërisë në BE? Ose është i paaftë intelektualisht ose bën sikur nuk kupton. Ne nuk mund të na marrin për budallenj. Kreu i tyre nuk është me perëndimin, sepse është non grata atje. Më dëgjoni mua, merrni tufat me lule dhe shkoni atje, mos i shërbeni Esat Pashës. Ne shyqyr që po bëjmë një samit perëdimor këtu, këta kërkojnë të sjellin këtu Lindjen e Mesme. Kush është pro perëndimit nuk bën protestë në atë datë”- u shpreh Ngjela.

Të fundit

Pukë, shpëtohen dy turistë holandezë në Majën e Murgës

Maja e Murgës në Pukë po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj. Vetëm...

Sulmoi godinën e bashkisë Korçë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli,...

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me...

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1 milion të rinj presin Papën si yll roku

Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj - me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 - u mblodhën në periferinë lindore të Romës...

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në ndarjen e bagazheve të një...

Lajme të tjera

Web TV