Oficeri britanik sulmon Suella Braverman: E tmerrshme gjuha që përdor me emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i policisë kundër terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar i quan “të pashpjegueshme” komentet e Suella Braverman për emigrantët. Ndihmës komisioneri Neil Basu e krahason gjuhën ‘e tmerrshme’ me fjalimin “Rivers of Blood” të Enoch Powell.

Ai tha se komentet raciste dhe ligjet anti-emigracion në vitin 1968 e kishin bërë jetën e prindërve të tij “ferr”, si të shumë çifteve të tjera me raca të përziera. Në një intervistë me Channel 4 News para largimit të tij nga Scotland Yard, ai u pyet në lidhje me deklaratën e zonjës Braverman se dërgimi i azilkërkuesve në Ruanda ishte “ëndrra e saj”.

“Më duket i pashpjegueshëm disa nga komentet që dalin nga Home Office. Është e pabesueshme të dëgjosh një varg politikanësh shumë të fuqishëm që flasin në gjuhën që babai im do ta kishte mbajtur mend nga viti 1968. Është e tmerrshme,”- tha Basu.

Oficeri i lartë i policisë shtoi: Unë kam lindur në vitin 1968. Fjalimi “Lumenjtë e gjakut” ndodhi në zonën elektorale pranë vendit ku jetonin prindërit e mi dhe e bënë jetën e tyre ferr.

Braverman i quajti emigratët me varka të vogla nga azilkërkuesit në Kanalin Anglez si pushtues në fjalimin e mbajtur në parlament më 31 tetor, një ditë pasi një terrorist i ekstremit të djathtë sulmoi një qendër pritjeje në Dover.

“Migrimi i paligjshëm është jashtë kontrollit dhe shumë njerëz janë më të interesuar të luajnë lojëra sallonesh politike dhe të mbulojnë të vërtetën sesa të zgjidhin problemin.”

Basu ishte kreu i policisë kundër terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar midis marsit 2018 dhe shtatorit 2021. Ai aplikoi për t’u bërë drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), duke arritur në fazën përfundimtare përpara se procesi i rekrutimit të ndalte dhe rifillonte nga qeveria.

Lexo edhe :  Tensione mes Nokës dhe Spiropalit në Kuvend/ Kryeparlamentarja: Ule atë gisht, përmbahu!

Marrë dhe përkthyer nga Independent

Të fundit

Parlamenti mblidhet në 3 korrik, pritet miratimi i ligjit për bashkëpronësinë

Në 3 korrik do të mbahet seanca e fundit parlamentare e kësaj legjislature ku pritet të miratohet ligji për...

Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon me armë drejt të riut! Detajet nga ngjarja

Policia ka qëlluar me armë drejt një të riu, i cili lëvizte me makinë, pasi nuk i ndaloi postbllokut. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të shtunë, për të ndjekur...

SPAK sekuestron 12 milionë euro pasuri në Durrës

SPAK ka sekuestruar 12 milionë euro pasuri në Durrës, pasi dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Njoftimi i plotë i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit...

Larg luftës/ Turistët izraelitë pushime në Sazan: Mikpritja shqiptare është e rrallë

Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës në vendin e tyre. Kësaj...

Lajme të tjera

Web TV