6 dhjetori i Berishës, tjetër negociatë për fatin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Emili Bibolli

Nuk më bën aspak çudi protesta e thirrur në 6 dhjetor nga z.Berisha, ditën kur në Tiranë do të mbahet Samiti i Bashkimit Europian – Ballkani Perëndimor. Çudi do më bënte nëse do të ndodhte e kundërta.
Z.Berisha është padyshim një nga politikanët më keqbërës në historinë e politikës shqiptare. “Doktorin” (siç parapëlqejnë ta quajnë sejmenët e tij), e dinë prej kohësh si shqiptarët si të huajt që po bën gjithçka për të shpëtuar veten, e që madje është i gatshëm edhe ti vejë flakën vendit për këtë arsye edhe pas 1001 plagëve që i ka shkaktuar shoqërisë shqiptare.
E nisi politikën me turp. Një i preferuar i regjimit të atëhershëm që më pas u bë pjesë e bashkëthemelimit të PD-së për ta përdorur si mjetin kryesor për të shkatërruar vendin. E vazhdoi me shumë mëkate të tjera dhe duke u përfolur vazhdimisht për korrupsion dhe duke mbledhur pas vetes individët më të korruptuar dhe më mediokër për ti vendosur më pas në poste jo pak të rëndësishme. Tani pasi ka punuar për të shkatërruar çdo normë e vlerë të shoqërisë dhe politikës po e mbyll përsëri i turpëruar në sytë e gjithë vendit e të gjithë botës dhe i përbuzur pothuajse nga të gjithë.
Legjendat e forcës së Saliut dhe politikanit të madh u shkrinë menjëherë në momentin kur SHBA-të e shpallën non grata me një seri akuzash të rënda. Që prej shpalljes non grata, ky politikan po përdor çdo metodë për të negociuar fatin e të ardhmes së tij, duke nisur nga protestat, gjuha e urrejtjes, sabotimi, shkatërrimi i partisë, denigrimi i birit të tij politik, vandalizmat, fyerjet e deri tek pazaret brenda dhe jashtë PD-së.
Sa herë që vendi bën një hap përpara, ai është gjithmonë aty tek televizioni i tij ose nga foltorja e kuvendit. Jo për të dhënë një dorë në këtë zhvillim, apo mendim dhe alternativa konstruktive dhe as për të vendosur qeverinë para përgjegjësisë kur ajo abuzon, por për të kundërshtuar për kundërshti.
Berisha nuk bëhet aspak merak për vendin e as për popullin kur qeveria abuzon, e shpërfytyron fakti që nuk është ai në krye të qeverisë për të përfituar por Edi Rama me partinë e tij. E ka të pamundur të mos fyejë kolegët apo edhe të mos u hyjë këtyre në shtëpitë e tyre. E ka gjithashtu të pamundur të mos mbjellë farën e urrejtjes dhe përçarjes mes shqiptarëve. Ilustrimi tipik është dita kur Partia Demokratike u nda në dysh dhe demokratët filluan të rrihnin njëri-tjetrin, ndërkohë që Berisha shijonte spektaklin në vend që ti jepte fund.
Ky dhe të ngjashmit me të janë arsyeja themelore pse sot Shqipëria është katandisur në këtë gjendje. E shkatërroi opozitën në çdo qelizë të saj duke e lënë popullin të vetëm para çdo abuzimi dhe nxjerrjeje dhëmbësh nga pushteti. I vetmi model që i servirin çdo ditë është ai i banalitetit, mediokritetit, kotësisë dhe rrëmujës. Këtë model i kanë ofruar për plot 30 vjet, ndaj kur shohin që tashmë shoqëria shqiptare është zhvilluar dhe asgjë në këtë vend nuk përkon me linjën e tyre shfazohen dhe bëjnë edhe më keq. Askush nuk duhet të habitet për protestën e 6 dhjetorit, Berisha ky është, kështu ka qënë dhe do të jetë.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV