Pagesa e paaftësisë, Demushi: Nuk jemi në dijeni të ndryshimit të skemës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paraplegjikët dhe tetraplegjikët në Shqipëri janë 6 mijë ose 7 mijë persona. Ata nuk trajtohen me shërbime shëndetësore falas, nuk marrin ilaçet me rimbursim dhe nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për të jetuar të barabartë me qytetarët e tjerë të këtij vendi.

I vetmi shërbim që marrin falas është ai i transportit publik, i cili kohët e fundit u është lënë në dorë shoqërive të transportit të vendosin nëse jua njohin ose jo të drejtën për të udhëtuar falas. “Na u premtua se do të kishim mbështje ekonomike, por deri tani nuk është bërë asgjë, ka 6 vjet që presim”.

Kështu përmbledh me pak fjalë kushtet me të cilat përballet kryetari i Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve të Shqipërisë, Adem Demushi.

Në prononcim për gazetën “Fjala” ai shprehet se nuk është vënë në dijeni në lidhje me ndryshimit e fundit ligjore për kriteret e reja të vlerësimit të dosjeve për pagesat e paaftësisë. Shqyrtimi për përfitim të pagesës së paaftësisë do të kryhet nëpërmjet një skeme të re.

Demushi pohon se është ftuar në një tryezë nga grupi i punës, por e ka braktisur atë, pasi, sipas tij, nuk po merreshin në konsideratë dhe nuk po diskutoheshin problemet që shqetësojnë këtë kategori.

Demushi, kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore për skemën kriteret e reja të vlerësimit të dosjeve për pagesat e paaftësisë. A jeni në dijeni të këtyre ndryshimeve?

Jom nuk jam në dijeni. Para pak kohësh u organizua një tryeze për ndryshimetm por unë e braktisam sepse nuk po merreshin në konsideratë kërkesat tona. Di që do të bëhen ndryshime, por nuk e di me saktësi se çfarë ka ndryshuar.

Çfarë shërbimesh marrin falas paraplegjikët dhe tetraplegjikët? A merrni shërbime shëndetësore falas? A ju rimbursohen ilaçet?

Nuk kemi marrë asnjë shërbim falas, as në spital, as askund. As ilaçet nuk i marrim falas. Vetëm transporti urban, edhe atë e kanë lënë që ne të marrim transport falas me miratim të firmave private. Infrastruktura është copë-copë, u bë një projekt nga Komiteti Evropian që në 2016 dhe s’është vënë akoma në zbatim.

Lexo edhe :  4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

Sa anëtarë ka Shoqata e Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve të Shqipërisë?

Ne jemi 320 anëtarë.

Të fundit

“Nuk mund të varet vetëm nga Berisha”, Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

Ilir Alimehmeti kërkon që procesi i analizës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, të shoqërohet me riformatim...

Evi Kokalari publikon dosjen e zezë të Berishës: “Do e lexojë Donald Trump”

Evi Kokalari ka kryer një akt shumë të fortë politik dhe publik. Në një aksion të paprecendentë, aktivistja e njohur e PD, ka publikuar...

Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Bashkimi Europian

Bashkimi Europian shpreh shqetësim për draftin e Kodit të ri Penal të prezantuar dy ditë më parë. Delegacioni i BE në vendin tonë thotë...

Emocionet janë shkaku i dhimbjeve fizike? Guardiola hap një klinikë mjekësore!

Pep Guardiola, hyri në një projekt interesant së bashku me dy mjeke nga Katalunia. Guardiola po mendon edhe për jetën jashtë futbollit, dhe në muajt...

Trump: Do ndërtoj personalisht sallën e ballos për 200 milion dollarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka parashikuar ngritjen e një sallë të re vallëzimi, brenda territorit ku ngrihet Shtëpia e Bardhë. Kjo...

Lajme të tjera

Web TV