Protesta e opozitës/ Berisha: Do t’i tregojmë liderëve të BE-së Shqipërinë e vërtetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Sali Berisha u takua këtë të enjte me banorët e degës 1 dhe 3 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha pohoi se PD-ja do t’i tregojë me protestën e 6 dhjetorit liderëve të BE-së Shqipërinë e vërtetë dhe jo atë të miliona euro lobingjeve.

“Zhvillimi për herë të parë në këtë formë i primareve në Shqipëri dhe natyrisht nuk mund të ndodhte në një parti tjetër përveç Partisë Demokratike. Problemi i dytë, po i një rëndësie të jashtëzakonshme është protesta, e thirrur për popullin opozitar, demokratët, në datën 6 dhjetor, në një eveniment jashtëzakonisht të rëndësishëm, në një ditë që në Tiranë, vijnë dhe mblidhen liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst dalja jonë në bulevard, mbushja e bulevardit dhe Tiranës me popull opozitar, është një përshëndetje, akt mikpritje për të gjithë ata përfaqësues të vendeve demokratike, që në 30 vite i kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme popullit shqiptare. Dalja jonë në protestë në datën 6 dhjetor është një detyrim, mision për të përfaqësuar në atë protestë dhe shprehur të gjitha të vërtetat e fshehura të realitetit shqiptar. Të gjitha problematikat e thella të krijuara nga një regjim i cili pas diktakturës hoxhiste është edhe regjimi më i urryer për shqiptarët në tërë historinë e tyre, regjimi i Edi Ramës.

Ne dalim në shesh, për tu provuar miqve që vijnë nga mbarë Europa, mbi 1 mijë gazetarë se pas lustrës, mashtrimeve dhe manipulimit, pas gënjeshtrave dhe propagandës false të bazuar në qindra milionë euro lobime, etj., qëndron një Shqipëri tjetër, një komb që po pakësohet më shpejt se në çdo luftë, epidemi në tërë historinë e tij.

Qëndron një komb, të cilit makineria shtetërore, i vjedh çdo ditë buxhetin, pasuritë publike, pasi i ka vjedhur votën, i ka rrëmbyer dhe shpresën. Qëndron pra një komb, defakto në këtë gjendje që është të ardhme nuk ka, sepse e ardhmja po emigron masivisht. Të rinjtë shqiptarë largohen më shumë se sa të rinjtë sirianë që janë në luftë civile. Përveç kësaj, qytetarët varfërohen, çdo vit e më shumë, ndërkohë qeveritarët pasurohen”, tha Berisha.

Të fundit

“Diaspora Voton Edi Ramën”, Deputeti i PS shfaqet me bluzen e veçantë në Pisa të Italisë

Florenc Spaho, një nga deputetët më të rinj në Kuvend, i zgjedhur i Qarkut Elbasan ka tërhequr vëmendjen gjatë...

Arrestimi i Veliajt, Bamir Topi: Uroj që gjithçka të shkojë mirë për familjen

Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur se...

Ajola Xoxa reagon sërish: Kam dhënë shpirtin për “Harabelin”

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka komentuar dhe njëherë akuzat ndaj saj në lidhje me ‘Harabel’, që sipas saj, nuk është kompani...

“Do shkrij SPAK-un”, Bamir Topi për deklaratën e Berishës: S’ka shans

Ish-Presidenti Bamir Topi ka reaguar ndaj kërcënimeve të bëra për shkrirjen e SPAK, duke i cilësuar ato si deklarata politike që kanë për qëllim...

A ka dështuar marrëveshja e migracionit Itali-Shqipëri?

Gjithçka i është rikthyer normalitetit në Gjadër dhe Shëngjin. Një vit pasi parlamenti shqiptar votoi pro marrëveshjes së debatueshme të migracionit me Italinë,  as...

Lajme të tjera

Web TV