Mbi 300 figura të njohura të ftuar në Shtëpinë e Bardhë, detaje nga darka Biden-Macron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Darka e parë shtetërore e Shtëpisë së Bardhë e shtruar nga presidenti Joe Biden mblodhi të enjten emra të mëdhenj nga moda, kultura, politika dhe biznesi, të cilët mirëpritën mysafirin, presidentit francez Emmanuel Macron, dhe rikthimin e ngjarjeve të mëdha sociale pas pandemisë.

Pjesë e darkës ishte edhe kryeredaktorja e ”Vogue”, Anna Wintour apo Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple. Biden ftoi gjithashtu liderët republikanë, përfshirë senatoren Susan Collins dhe deputetin Kevin McCarthy, raportojnë mediat e huaja.

Në darkë morën gjithashtu pjesë edhe zonjat e para, Jill Biden dhe Brigitte Macron dhe menuja e darkës përfshinte aragosta dhe djathra amerikane.

Mysafirët e tjerë hynë në Shtëpinë e Bardhë përmes një hyrjeje anësore. I pari që mbërriti ishte Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, i ndjekur jo shumë kohë më pas nga guvernatori John Carney.

Përpara darkës e cila u vonua, presidenti Biden ngriti një dolli për siç tha historinë që lidh Amerikën dhe Francën, vlerat që i bashkojnë dhe të ardhmen që ato do të krijojmë së bashku.

“Vive la France dhe Zoti e bekoftë Amerikën”, ka thënë Biden.

Gjithashtu edhe Presidenti francez, Macron shfrytëzoi rastin duke bërë një shaka dhe duke ngritur një dolli bashkë me Biden, ku të gjithë të pranishmit qeshën.

“Shpresoj se keni pasur një darkë të mrekullueshme. Këtë mbrëmje nuk jemi thjesht të nderuar dhe të prekur, por ndjejmë rëndësinë e këtij momenti”, tha Macroni.

Këngëtari dhe kompozitori fitues i çmimeve Grammy, Jon Batiste, performoi për dy presidentat dhe për të ftuarit pas përfundimit të darkës.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV