Vrasja e gruas shtatzënë nga ish bashkëshorti, pezullohen katër policë në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e gruas shtatzënë, Hamide Magashi nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili në ambientet e spitalit në Prishtinë  tronditi opinion publik.

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelala Sveçla ka njoftuar se janë pezulluar nga puna katër policë, mes tyre edhe komandanti i stacionit.

Kujtojmë se Sokol Halili pas disa ditësh në arrati bëri vetëvrasje.

Njoftimi:

Në takimin e mbrëmshëm të ftuar nga Presidentja, kam njoftuar se IPK është në fazën e fundit të hetimeve ndaj zyrtarëve policor që janë angazhuar në gjithë rastin e tashmë të ndjerës Hamide Magashi, veçanërisht për pjesën e zbatimit të Urdhërit Mbrojtës nga Stacioni Policor në Lipjan.

Sapo jam njoftuar se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Me këtë rast, IPK ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim.

Po ashtu, të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal.

Të fundit

Guardiola bëhet pishman! Do të rikthejë ish-lojtarin e tij për 170 mln euro

Pep Guardiola është bërë pishman që lejoi largimin e Cole Palmer për 58 milionë euro te Chelsea. Pas largimit...

“Më vjen turp nga kjo që të kanë bërë”/ Si e ‘groposi’ shteti qytetarin për ‘evazion’

Erion Braçe ka denoncuar atë që po ndodh me aksionin për sigurinë ushqimore. Sipas tij, me këtë aksion po goditen fermerët dhe blegtorët e vegjël,...

Ellen DeGeneres largohet nga SHBA, “fajin” e ka Donald Trump

Gazetarja e njohur e televizionit amerikan, Ellen DeGeneres, ka konfirmuar se është larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është vendosur në Mbretërinë...

Pogba zbulon të preferuarin e tij për “Topin e Artë”

Paul Pogba, i cili së fundmi iu bashkua Monacos, zbuloi se do të dëshironte që Dembele të fitonte Topin e Artë 2025. “Unë e mbështes...

Gabimi i pafalshëm i Shabanit përballë Lapajt

Adriatik Lapaj po sillet si pronar, jo si kryetar. Kur një drejtues politik i një lëvizjeje qytetare nis të sillet si padron i votave, i...

Lajme të tjera

Web TV