Protesta e 6 dhjetorit/ Berisha futet në Tik Tok, sulmon Ramën: Kanë vjedhur 2.2 mld euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kryeministri Sali Berisha ka ndarë një mesazh në profilin e tij në Tik Tok ku me anë të disa akuzave ndaj qeverisë shpjegon se përse i ka thirrur qytetarët në protestë.

Berisha tha se Rama sot ka të gjitha pushtetet në duar dhe se me anë të Bitcon janë vjedhur 2.2 miliardë euro, një shifër kjo që Berisha e ka përmendur shpesh por asnjëherë nuk e ka vërtetuar.

 “Të dashur miqtë e mi të TikTok.

Me këtë mesazh dëshiroj t’ju sqaroj pse kemi thirrur protestën e datës 6 dhjetor!

Kjo protestë, ditën e Samitit Europian, u thirr me qëllimin më madhor, për t’u bërë të qartë miqve në Shqipëri se Edi Rama duke shpenzuar 10-ra milionë euro dhe duke angazhuar 10-ra kompani lobimi, ka paraqitur tek ju një realitet shqiptar që nuk ekziston.

E vërteta është se, sot Shqipëria është një vend në shpërbërje, nga e cila janë larguar në vitet qeverisëse të tij, më shumë qytetarë se në Siri, që po përjeton luftë civile.

Shqipëria është një vend i pasur, por shqiptarët janë sot banorët më të varfër.

Kjo jo se nuk ka burime, por se burimet e tyre natyrore, pasuritë e tyre, buxheti i tyre vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen nga qeveria.

Edi Rama sot ka të gjithë pushtetet në duar. Kjo jo se ai i meritoi, por sepse ai ka vjedhur votën dhe nuk respekton vullnetin e lirë të qytetarëve.

Së fundmi, vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij kanë prekur edhe qytetarët tuaj.

Me Bitcoin janë vjedhur nga klani qeveritar mbi 2.2 miliardë euro.

Të gjitha këto janë vetëm disa elementë të hidhur të realitetit shqiptar.

Lexo edhe :  Shqipëria gati të prekë ëndrrën BE?/ Ja çfarë thotë eksperti për çështjet e integrimit

Ndaj dhe ne, si parti që përmbysëm komunizmin dhe sollëm pluralizmin, zhvilluam vlerat europiane në këtë vend.

Antarësuam Shqipërinë në NATO, liberalizuam vizat dhe morëm rekomandimin për statusin e vendit kandidat.

Qëndrojmë besnikë në këto vlera dhe këto parime që ndajmë me kombet e vendeve tuaja.

Kështu që jemi sot në këtë protestë, pikërisht për të ngritur zërin tonë.

Se ne nuk jemi njerëz të varfër, por para së gjithash jemi të vjedhur.

Se ne nuk votojmë të lirë dhe kjo vret shpresën e shqiptarëve, i shndërron ata në “boat people”, ndaj dhe duam që zëri ynë të dëgjohet.”-tha Berisha.

Të fundit

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku me pasuri më të madhe se Dua Lipa dhe Adele së bashku

Një person nga Mbretëria e Bashkuar ka fituar çmimin e tretë më të madh në historinë e Llotarisë Kombëtare,...

Tërmeti i ditës së djeshme në vendin tonë, habit sizmiologu: Janë për mirë

Lëkundje sizmike janë regjistruar në vendin tonë pasditen e djeshme. Nga të dhënat paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 18:01.37 janë ndjerë lëkundje tërmeti me...

Veç kartave fizike të identitetit, shqiptarët do të kenë letërnjoftime digjitale

Për të aplikuar në universitet, hapur llogari bankare, marrë makinë me qira apo rezervuar në hotel nuk do të jetë më nevoja për një...

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kanë kërkuar ndryshimin e një projektligji që parasheh ndëshkime më të ashpra ndaj grave që refuzojnë të bartin shaminë e obligueshme të...

SHBA dëmshpërblen gratë e dhunuara në burg: 1.1 milionë dollarë për çdo akuzë

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara do ti duhet të paguajë afro 116 milionë dollarë për 103 gra që pretendojnë se janë abuzuar...

Lajme të tjera

Web TV