Primaret në PD, nesër zgjidhen kandidatët e 14 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke filluar që prej orës 8 të mëngjesit të kësaj të diele, demokratët u drejtohen sërish kutive të votimit. Këtë herë me votën e tyre ata do të zgjedhin kandidatët që do të përfaqësojnë koalicionin e PD të Berishës me Partinë e Lirisë së Ilir Metës në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Procesi organizohet si i tillë për herë të parë nga një parti politike shqiptare dhe për rrjedhojë nuk mundi t’i shpëtojë problematikave organizative.

Vetëm pak orë para se të nisë procesi i votimit, janë shumë çështje që nuk kanë përgjigje. Nuk dihet se sa është numri total i anëtarëve dhe i simpatizantëve që do të kenë të drejtë vote në të gjitha bashkitë.

Nuk dihet gjithashtu se kur do të jetë data e balotazhit në ato bashki ku ka më tepër se 2 kandidatë dhe ku asnjë prej garuesve nuk do mund të marrë më shumë se 51% të votave.

Përveç këtyre, problematike ka qenë edhe prezantimi i kandidatëve ku për 5 bashki, nuk pati asnjë vendim zyrtar nga kryesia e Partisë Demokratike për kandidatët që garojnë. (me grafika)

Si rrjedhojë e kësaj mangësie, nuk është bërë i ditur numri total i kandidatëve që do të garojnë në të gjitha bashkitë.

Por janë edhe 6 bashki ku nuk ka patur nevojë për primare, pasi në garë ka hyrë vetëm një kandidat.

Në respekt të marrëveshjes që Berisha dhe Meta firmosën pak javë më parë, në procesin e primareve janë përfshirë edhe kandidatë të Partisë së Lirisë.

Incidenti më i rëndë i regjistruar në këtë proces, ishte përplasja mes mbështetësve të kandidatëve në Primaret e Kurbinit, ku debati degjeneroi edhe në përdorimin e armës së zjarrit, por fatmirësisht pa të lënduar.

Të fundit

1910 – Rënia e Shkodrës dhe goditja e rëndë ndaj identitetit shqiptar

Në korrik të vitit 1910, trupat osmane hynë në qytetin e Shkodrës, duke shtypur me forcë kryengritjen shqiptare që...

Horoskopi ditor, 24 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është...

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, Real Madrid po planifikon...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Lajme të tjera

Web TV