Dramë në familje/ Burri vret gruan shtatzënë dhe fëmijën 5-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rajonin e Flanders në Belgjikë ku një 33-vjeçar vrau gruan e tij shtatzënë 28-vjeçare dhe një fëmijë 5-vjeçar në Termont.

Burri është paraqitur në komisariat në orën 06:30 të mëngjesit të së shtunës duke rrëfyer aktin e tij, raporton rrjeti rtl.

Autoritetet që kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur dy trupa në njërën nga dhomat e shtëpisë.

“Nuk mund të flasim ende për shkakun e vdekjes. Mund të themi se bëhet fjalë për një grua shtatzënë dhe fëmijën e saj pesëvjeçar”, tha zëvendësprokurorja Bernadette Bayens.

Njëkohësisht, kreu i policisë së zonës theksoi se nuk do të jepen detaje deri në përfundimin e hetimeve.

Autori i është nënshtruar analizave të gjakut për të përcaktuar nëse ishte nën efektin e drogës apo alkoolit.

Çifti ishte i martuar dhe jetonte në banesë prej 6 muajsh. Rrjeti televiziv vëren se sipas dëshmitarëve nuk ka pasur tension mes dy bashkëshortëve.

 

Të fundit

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund...

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

Lajme të tjera

Web TV