Tirana ndodhet zyrtarisht në festë. E kthyer tashmë në traditë, sheshi ‘Skënderbej’ është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Ndryshe nga vite më parë, këtë vit dritat e festave janë ndezur 1 ditë më parë, jo në 6 dhjetor, siç është edhe zakoni.
Siç tradita e do, ceremonia nisi me këngë festive dhe vijoi me fjalën nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“Erdhën festat kalamajaaaa! Ndezim së bashku dritat e pemës së Krishtlindjes në sheshin “Skënderbej” dhe nisim sezonin më të bukur të vitit”, është shprehur Veliaj.