Samiti/ Nesër s’ka urbane në Tiranë, ja linjat e autobusit që do të pezullohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga ora 06:00 e mëngjesit, deri në orën 20:00 të mbrëmjes, ditën e nesërme do të pezullohen edhe linjat urbane në Tiranë.

Ky vendim vjen si një tjetër masë e shtuar për mbarëvajtjen e Samitit BE-Ballkani i Hapur. Vendimi është marrë nga bashkia e Tiranës

Në njoftimin e bashkisë, thuhet se vetëm autobusët e unazës së vogël do të qarkullojnë, por me itinerar të shkurtuar.

Më poshtë njoftimi i Bashkisë:

Sqarohet se:

Për arsye sigurie dhe për të garantuar mbarëvajtjen e këtij Samiti, do të ketë bllokime dhe devijime të disa akseve interurbane dhe urbane, të kryeqytetit, duke nisur nga ora 06:00, e datës 06.12.2022, deri në orën 18:00, të datës 06.12.2022.

Bllokimi i lëvizjes dhe devijimi në autostradat dhe rrugët interurbane, që të çojnë drejt Tiranës, do të fillojë në orën 07:00, ndërsa në qytet, në perimetrin e sigurisë, bllokimi do të fillojë në orën 06:00, ndërsa në rrugët e tjera që përfshihen në itinerarin e lëvizjeve në kuadër të Samitit, bllokimi do të fillojë në orën 08:00. Do të bllokohen këto akse:

  • Rruga “Rinas – Qafë Kashar” dhe anasjelltas;
  • Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas;
  • Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas;
  • Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas.

Gjithashtu, të gjitha rrugën që lidhin rrugën e Elbasanit, me rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Faik Konica”, “Fatmir Haxhiu”, “Gjeneral Nikols”, rrugën e Atjonit, “Sheh Ahmet Pazar”, si dhe të gjitha rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugët “Ibrahim Rugova”, “Ukraina e lirë” dhe “Lek Dukagjini”, do të jenë të bllokuara.

Lexo edhe :  Vjosa Osmani takohet me zëvendëspresidentin amerikan në Paris

Në këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe për këtë arsye janë njoftuar të gjithë banorët e zonës, për mosparkim të mjeteve në këto segmente. Mjetet që nuk janë larguar do të spostohen me mjete ngritëse, nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit.

Harta e rrugëve që do të bllokohen gjatë samitit të BE

Për mjetet e emergjencave mjekësore dhe ato të emergjencave civile, nuk do të ketë pengesa, perveç kontrolleve nga punonjësit e Policisë, në perimetrin e sigurisë. Sqarojmë se, të gjitha mjetet e emergjencave që do t’u duhet të lëvizin në drejtim të QSUT-së dhe spitalit Shefqet Ndroqi, duhet të ndjekin unazën lindore, kur vijnë nga juglindja, për të vijuar nga Shkoza-Kryegjyshata Botërore-Farka-Sanatoriumi-Kodra e Priftit-QSUT.

Gjithashtu, emergjencat mjekësore që vijnë të Spitali i Traumës, nga veriu dhe jugu, gjatë kohes së bllokimit të akseve rrugore, të ndjekin akset alternative: “Paskuqan-rruga “Azem Galica”-shinat e trenit-Spitali i Traumës” dhe “Rruga e Shkodrës-rruga “Petrit Radovicka”-rruga “Gjergj Legisi”-rruga “Lord Bajron”-Spitali i Traumës”.

Gjithashtu, sqarojmë se:

  • Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Fushë Prezë – Rinas”;
  • Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë Krujës”;
  • Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga juglindja, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Elbasan – rrethrrotullimi TEG-ut- unaza lindore- Paskuqan -Kamëz- kryqëzimi i Valiasit- Rinas”.

Të fundit

I dënuar me 22 vite burg për vrasje, GJKKO rrëzon ankimin e Altin Kodrës

GJKKO ka rrëzuar ankimin e Altin Kodrës për nxjerrjen nga Regjimi i Posaçëm për 1 vit, i dënuar me 22 vite burg...

U la jashtë Francës për ndeshjet e nëntorit, Deschamps flet mbi situatën e Mbappe

Trajneri i Francës, Didier Deschamps gjatë një konference për shtyp sqaroi pozicionin e Kylian Mbappe, duke përsëritur se lidershipi i tij nuk është vënë kurrë...

14 shtete padisin Musk dhe Trump: Roli i miliarderit është jokushtetues

Një grup prej 14 shtetesh paditën Elon Musk dhe presidentin amerikan Donald Trump të enjten, duke pretenduar se autoriteti i dhënë miliarderit të teknologjisë...

Kërcënuan dhe dhunuan policin jashtë shërbimit, arrestohen dy vëllezërit

Policia ka arrestuar dy vëllezër, pasi kanë kërcënuar dhe dhunuar një polic jashtë shërbimit, në Pogradec. olicia ka arrestuar dy vëllezër, pasi kanë kërcënuar dhe...

Botafogo “josh” Sylvinhon, trajneri brazilian ëndërron rikthimin në vendlindje

Botafogo humbi dje ndeshjen e radhës kundër Flamengos dhe ky nuk është shqetësim për Kombëtaren shqiptare, por shqetësim është që pas kësaj humbjeje, klubi...

Lajme të tjera

Web TV