Marrëveshja Roaming, Varhelhy: Shtytje të rëndësishme në tregun e telekomunikacionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka folur në Tiranë lidhur me marrëveshjen e firmosur ditën e sotme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për uljen e tarifave Roaming.

Varhelhy është shprehur se kjo marrëveshje është në kuadër të integrimit, duke bërë që qytetarët e të dy vendeve të ndihen më të familjarizuar me njëri tjetrin.

Ai shton se kjo marrëveshje do të japë një shtytje të rëndësishme në tregun e telekomunikacionit dhe do të lehtësojë komunikimin për të gjithë qytetarët.

“Kjo është një mundësi për të mbështetur zhvillimin social dhe ekonominë. Duke e bërë telefoninë mobile të përballueshme për të gjithë qytetarët, pra kur qytetarët e BE dhe Ballkanit Perëndimor të vizitojnë njëri-tjetrin, të ndihën sin ë shtëpitë e tyre. Jamë mëse i sigurt që do të bëhen përmes kësaj marrëveshjeje, sepse jam i bindur që ky nënshkrim që kemi bërë sot, me ndihmën e qeverisë shqiptare dhe operatorëve, do të çojmë përpara këtë marrëveshje. Ne do të kemi një shtytje të rëndësishme në tregun e telekomunikacionit.

Qytetarët dhe bizneset do të përfitojnë shumë nga tregjet e hapura. Duhet ta vlerësojmë që rajoni I Ballkanit Perëndimor pranoi të ulë tarifat e Roaming-ut. Kjo do të shumëfishojë, sepse kemi vërejtur një rritje të madhe të Roaming. Shpenzimet për Roaming janë rritur me 460 %. Thirrjet me jashtë janë rritur me 143 milion minuta. Për shkak të reguktimit të tarifave të roaming, që është mundësi e mirë për vetë operatorët, është mundësi edhe për ne që të krijojmë kushtet që operatorët të kenë të njëjtën hapsirë si kudo në Europë. Ky është integrimi. Kjo është ajo që duhet të bëjmë gjithmonë e më shumë”, u shpreh Varhelhy.

Të fundit

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike,...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare,...

Lajme të tjera

Web TV