Ukrainë/ Rusia hedh mbi 1000 raketa në linjat elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria ruse ka lëshuar më shumë se një mijë raketa në 8 sulmet e fundit në objektet energjetike të Ukrainës, kështu ka deklaruar presidenti i kompanisë elektrike ukrainase, Ukrenergo Volodymyr Kudrytsky, raportojnë mediat e huaja.

“Këto sulme përfaqësojnë goditjen më të madhe ndaj rrjetit elektrik që njerëzimi ka parë ndonjëherë. Më shumë se 1000 raketa u hodhën në linjat e energjisë elektrike duke shkaktuar dëme të rënda në Ukrainë”, tha Kudrytsky.

Ai gjithashtu tha se ata kanë humbur 30% të konsumit të energjisë në krahasim me periudhën e paraluftës dhe se mungesa e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike tashmë ishte më e madhe dhe më serioze.

“Edhe pse kemi humbur 25% deri në 30% të konsumit në krahasim me periudhën e paraluftës, mungesa e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike është më e madhe dhe më serioze”, tha ai. 

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV