Lajmi i mirë/ Zvicra njeh pensionet e shqiptarëve, përfitojnë rreth 3000 qytetarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Parlamenti zviceran ka kaluar marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u nënshkrua në Tiranë më 18 shkurt.

Rama thekson më tej se ka komunikuar edhe me homologen italiane, Giorgia Meloni, e cila gjithashtu i kishte premtuar se e njëjta marrëveshje do kalonte edhe në parlamentin italian.

Postimi i plotë:

LAJM I MIRË! Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti. Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike.

***Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë

Të fundit

Kapsula e kohës së Dianës nga vitet ’90 zbulon një CD të Kylie Minogue dhe një pasaportë

Objektet e varrosura në spitalin Great Ormond Street u nxorën më herët për t’i hapur rrugë ndërtimit të një...

Akuzat e Trump ndaj Soros, Berisha: Akt historik, hetoni në Shqipëri

Apeli i Donald Trump që autoritetet amerikane të ngrenë akuza për organizatë kriminale ndaj George Soros dhe të birit, u përshëndetën në Shqipëri nga...

Demokratët e Amerikës dhe të Shqipërisë në rënie dramatike…

Nga Eduard Zaloshnja Qysh kur Trump fitoi mandatin e tij të parë presidencial, numri i votuesve të regjistruar si Republikanë është rritur me 10% (në...

UEFA merr vendimin, ja në çfarë ore do të luhet finalja e Championsit këtë vit

Vetëm pak orë para shortit për Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm, UEFA ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm në lidhje me finalen...

Ish-banori i Big Brother pëson paralizë faciale: Më ka prekur edhe kordat zanore

Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën, si dhe kordat zanore. Ka qenë...

Lajme të tjera

Web TV