VIDEO/ Ky Botëror është special, Argjentina mposht Holandën me anën e 11-metërshave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Argjentina, ashtu si në Botërorin e vitit 2014 e eliminon Holandën në lotarinë e 11-metërshave. Por ndryshe nga tetë vite më parë, Messi me shokë shpërdoruan një avantazh prej dy golash për t’u futur në ankth në minutat e fundit, megjithatë ia dolën të ruanin qetësinë te pelltitë, duke triumfuar 4-3 (koha e rregulltdhe shtesat përfunduan 2-2).

Në Lusail u luajt një ndeshje me shumë emocione, edhe pse fillimi ishte shumë I kujdesshëm nga të dyja skuadrat. Shënoi Molina me asist të Messit në minutën e 35-të, ndërsa “Pleshti” e çoi rezultatin në 2-0 me penallti në të 73-tën. Në fundin e sfidës, Weghorst bëri mrekullinë duke realizuar dy gola, të dytin pasi kishte përfunduar edhe koha shtesë.

https://youtu.be/1IvPx2ocj2A

Gjithsesi, deri në minutën e 122-të nuk u shënuan gola të tjera, ndërsa te goditjet e pealltive për holandezët gabuan që në fillim Van Dijk dhe Berghuis, ndërsa për argjentinasit vetëm Fernandez. Në gjysmëfinale Argjentina do të përballet me Kroacinë.

Të fundit

Ngjela: Berisha ka hall se Salianji do t’i marrë drejtimin e PD

Prej disa ditësh tashmë vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Lidhur më këtë, avokati Spartak Ngjela...

Hipokrizia e opinionistëve dhe lufta për territor! Ligji dhe rrumpalla e preferuar

Nga Vermoshi vijnë imazhe që për disa janë “tronditëse”: fadroma që shembin ndërtime, zëra që ankohen për “dhunën e shtetit” dhe një opozitë që...

A nuk mund të niste ky aksion pasi të përfundonte sezoni veror?

Eduard Zaloshnja Pasi fitoi mandatin e tij të parë kryeministror (më 2013), Rama shpalli programin e rilindjes urbane, që kishte dy komponentë: 1. Rregullimin dhe...

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Një incident i tensionuar ka ndodhur në Theth, ku një fadromë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ishte angazhuar në prishjen e...

Rokadë në Policinë e Tiranës! Emërohen drejtues të rinj në disa komisariate

Policia e Tiranës ka pësuar një valë të re lëvizjesh në nivelet drejtuese, me disa emërime të reja në krye të komisariateve dhe rotacione...

Lajme të tjera

Web TV