Regjimi i vizave/ Amerika sulmon të korruptuarit: Nuk ka viza për ju

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ushtrojnë forcën e diplomacisë për zyrtarët e korruptuar. Ambasada Amerikane shkruan në rrjetet sociale se nuk do të ketë vizë amerikane për të korruptuarit. Po ashtu SHBA ka ftuar median të promovojnë transparencën dhe të nxisin llogaridhënien.

Amerika do të bëjë atë që ka në dorë sa i takon informacionit që ka për zyrtarët e korruptuar. Refuzim vize për këdo që do të ketë një “skedë” apo informacion korrupsioni në Shqipëri nga zyrtarët shtetëror, në çdo nivel të jetë ai. Këtë mesazh e ka dhënë Ambasada Amerikane në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit. Në një reagim në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Shqipëri thuhet se SHBA-ja do të luftojë korrupsionin përmes diplomacisë, duke forcuar institucionet qeveritare.

“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Departamenti i Shtetit i SHBA-së lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar”, thuhet në faqen e Ambasadës Amerikane.

Në postimin e tyrë theksohet se “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global”. Në Shqipëri ju është refuzuar viza amerikane tisa prej personazheve aktiv në jetën politike. Shtetet e Bashkuara do të refuzojnë vizën për çdo person të korruptuar, ndërsa shtoi vlefshmërinë e vizës deri në 10 vjet. Në 100 vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve Shqipëri- Amerikë, kjo e fundit vendosi që afati i një vize të jetë 10 vjeçare. “Duke filluar nga 1 Prilli, vlefshmëria për një vizë të re turistike apo biznesi do të zgjasë nga 3 deri në 10 vjet. Kjo do të thotë se nëse jeni një qytetar shqiptar që merr një vizë turistike apo biznesi në 1 Prill ose më pas, viza juaj do të jetë e vlefshme për 10 vjet, jo vetëm tre. Ju do të keni mundësi të shkoni dhe të vini në Shtetet e Bashkuara në bazë të ligjeve dhe rregullave përkatëse, pa pasur nevojë që të rinovoni vizën tuaj deri në 2032”, është shprehur diplomatja amerikane Yuri Kim në mars të këtij viti.

Lexo edhe :  Rama njofton aksionin tjetër: Bizneset, afat deri më 31 korrik! Po trokasim në BE…

 

 

 

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV