Spektakël në ‘Air Albania’/Rama inkurajon kampionët e vegjël: Me ju do krenohet Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me miratimin e “Strategjisë Kombëtare të Rinisë”, në të gjitha shkollat e vendit janë ngritur 700 ekipe sportive.

Falë këtij projekti që do të krijojë elitën e ardhshme të sportit elitar, fëmijëve do t’u mundësohen veshjet sportive falas.

I pranishëm në ceremoninë e përurimit që u mbajt në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’, është edhe kryeministri Edi Rama i cili inkurajoi të rinjtë të kthejnë sportin në stilin e tyre të jetesës, për një trup dhe mendje të shëndetshme.

Në fjalën e tij në stadiumin “Air Albania”, Rama tha se në këtë këtë lëvizje të madhe që Shqipëria sapo ka nisur me siguri do të dalin edhe kampionë që do të ngrenë lart flamurin e Shqipërisë, do të dalin ata që do të nderojnë jo vetëm veten, jo vetëm prindërit por mbarë kombin shqiptar

“Sot fjala më e bukur që mund të thuhet është fjala Shqipëri. Prandaj nga këtu e gjithë Shqipëria t’ju dëgjojë, “Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri.”
Në këtë lëvizje të madhe që Shqipëria sapo ka nisur me siguri do të dalin edhe ata kampionë që do të ngrenë lart flamurin e Shqipërisë, do të dalin dhe ata që do të nderojnë jo vetëm veten, jo vetëm prindërit por mbrarë kombin shqiptar. Por, ndërkohë për të gjithë të tjerët, kjo është një lëvizje për shëndetin. Kjo është një lëvizje për mendje të shëndoshë në trup të shëndoshë. Kjo është një lëvizje për të kaluar së bashku orët e lira, duke u argërtuar, duke u shoqërizuar, duke garuar me njëri-tjetrin dhe në fund duke fituar. Paçi vetëm fitore!”, tha kryeministri.

Më shumë se 10,000 vajza dhe djem, të cilët aktualisht ndjekin studimet në shkollat 9-vjeçare, gjimnaze dhe universitete do të përfitojnë direkt nga ky projekt. Gjithashtu janë formuar rreth 700 ekipe basketbolli dhe volejbollit për të dyja gjinitë dhe nga muaji janar 2023 ky projekt do të shtrihet dhe në ekipet sportive në basketboll dhe volejboll të institucioneve të arsimit të lartë.

Lexo edhe :  Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Aktiviteti është organizuar nga KOKSH në kuadrin e Projektit “Ekipet sportive në Shkolla” të financuar nga qeveria për nxitjen dhe masivizimin e sportit tek të rinjtë, me qëllim promovimin e kulturës sportive për një jetë aktive, të shëndetshme, bazuar në parimet olimpike.

Të fundit

Vlorë, adoleshentja tentoi të vrasë veten, familjarët zhdukin armën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi...

Altin Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e...

Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

Shqipëria ka dy satelitë në orbitë, po institucionet po kërkojnë zgjidhje më të thjeshta në teren. Pas flakëve që shkrumbuan pyllin e Darzezës edhe...

Hera e parë në histori! Serbia dhe Kina, stërvitje të përbashkët ushtarake

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë kah fundi i këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

Lushnje, Balluku kërkon dorëheqjen urgjente të drejtorëve dhe administratorëve

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve dhe 13 administratorëve të bashkisë së Lushnjës. Në një takim të zhvilluar në bashkinë e...

Lajme të tjera

Web TV