Kërkesa e kryeministrit/ A do të ketë sot një takim Thaçi-Kurti?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës ka kërkuar një takim gjatë ditës së sotme.

Në letrën e tij drejtuar presidentit të vendit, Kurti kërkon që të bashkërendojnë veprimet për politikën e jashtme.

Kryeministri shton më tej se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbeten brenda vendit.

“Përfaqësimi i Kosovës do të jetë sa më i denjë në arenën ndërkombëtare dhe këtë mund të arrijmë duke qenë të harmonizuar në qëndrimet tona të cilat përveç suksesit do të garantonin edhe zhvillimin ekonomik e siguri shtetërore kombëtare”, thuhet në letrën e Kurtit.

Kreu i ekzekutivit të vendit i ka vënë në dispozicion presidentit Thaçi tri orare për takim, atë në orën 09:00, në orën 13:00 si dhe në orën 18:00

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV