Koronavirusi gjunjëzon Italinë/ Vendi jeton si në shtetrrethim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Casalpusterlengo – një qytet i vogël në Lombardi me 15. 000 banorë. Askush  nuk lejohet më të hyjë apo të dalë nga kjo qytezë. Me këtë mënyrë synohet të kufizohet përhapja e mëtejshme e koronavirusit.

Në dyqanet e vogla nuk lejohen më të hyjnë brenda më shumë se katër klientë njëherësh. Ndërsa farmacia është kthyer në destinacionin më të rëndësishëm në qytezën e kthyer në fantazmë.

Këtu u konstatuan rastet e para me koronavirus. Papritur banorët u përballën me njoftimin: arrest shtëpie, pra karantinë. Njerëzve iu desh kësisoj të aranzhohen me këtë situatë të jashtëzakonshme. Një banor thotë i shpenguar, se “s’kemi çfarë bëjmë, tani jemi ambientuar me gjendjen e jashtëzakonshme dhe vetëm shpresojmë, që së shpejti supermarkatet të jenë sërish plot me mallra, ky është shqetësimi ynë i vetëm, ndryshe nuk kemi probleme.”

Shumica e infeksioneve deri më tani  janë njoftuar në veri të Italisë. Ndaj qeveria ndërmorri masa të forta: qytete të tëra u rrethuan, duke u shpallur zona të rrezikut. Zona të ndaluara, ku zhvillohen kontrolle të rrepta.Massimo, një banor nga qyteza fqinjë thotë, se ka ardhur të marrë djalin. E nuk është i sigurt nëse do ta lejojnë. Djali i tij 15- vjeçar kishte ardhur ta kalonte fundjavën tek gjyshi. Tani që kjo është shpallur zonë e izoluar ai dëshiron të kthehet në shtëpi. Por polici nuk e lejon të atin të kalojë.

Shumë njerëz në Itali pyesin, se përse janë prekur pikërisht ata? Edhe sipërmarrësi Fabio Longo. Ekspertët thonë, se është rastësi, mund të ishte prekur po ashtu edhe çdo vend tjetër. Secili nga vendet që ka kontakte me Kinën.

Dega e tekstileve në Itali bashkëpunon intensivisht me sipërmarrës kinezë. Firma e Longos “Block Industrie” ndodhet në Rovolon, një komunë e vogël në Veneto. Ai bashkëpunon edhe me sipërmarrje aziatike.

Lexo edhe :  U tall me pasagjerët duke thënë se kishte b*mbë në çantë, gruaja nxirret nga aeroplani

Situata e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit krijon shumë probleme për sipërmarrjen e tij në shumë aspekte: “Pasojat e koronavirusit për firmën tonë aktualisht janë shumë të rënda. Kjo e gjitha ndodh në pikun e sfilatave të modës, në sezonin  e rëndësishëm të dimrit, kur  kemi përkatësisht dy sfilata për gratë dhe për burrat.”

Fashion Week në Milano ditët e fundit u zhvillua në kushte të vështira. Ndërkohë që kjo është sfilatë shumë e rëndësishme për këtë degë të industrisë tekstile. Ekonomia italiane është dobësuar e kësaj i shtohet tani edhe virusi, ankohet Longo.

“Dega e tekstilit ka pësuar një goditje, në një fazë mjaft delikate, për më tepër tani pas krizës ekonomike. Kjo edhe për shkak të gjendjes në Kinë që po përballet prej dy muajsh me këtë problem. Kina mbulon 30-36% të konsumit.”

Longo megjithatë ka fat në fatkeqësi: Ai e ka furnizuar ndërkohë 97% për qind të prodhimit të ri. Ai as që do ta imagjinojë se çfarë mund të ndodhte nëse virusi do ta kishte paralizuar dy muaj më parë Italinë e veriut. Ndërkohë mund të vijnë vetëm 15 për qind e punonjësve të tij në firmë. Pjesa tjetër e personelit banojnë në zonat e kuqe, pra në zonat ku ndalohet qarkullimi.

I gjithë personeli shpreson që së shpejti të rivendoset qetësia. Pasi mungonte klientela në Fashion Week në Milano, ndoshta do të duhej që sfilatat e ardhshme në Paris të ndihmojnë sado pak degën italiane të tekstileve./DW/

Të fundit

Ferrari prezanton automjete të reja hibride, çmimi fillestar 400 mijë euro

Prodhuesi italian i makinave luksoze “Ferrari” prezantoi sot automjete të reja hibride me një çmim fillestar prej 400.000 eurosh. Këto...

Basha flet për lobimin e PD: E vërteta nuk blihet me 6 milion dollarë!

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në facebeook, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, iu përgjigj pyetjes se “pse tradhëtoi Sali Berishë”. Në përgjigje, Basha...

Kreshnik Spahiu sulmon Berishën: Janë para të pista, nuk janë patriotizëm!

Kreshnik Spahiu ironizoi situatën me financimet elektorale dhe donacionet në fushata elektorale, duke thënë se për një thes miell quhet krim zgjedhor dhe arrestohesh,...

Rama ironizon Bashën e Berishën: Doli dhe bufi 7×7=6 milionë (dollarë)

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një takimi me gra dhe vajza në Fier se qeveria e tij trashëgoi mbi 700 milionë euro borxhe, të...

Çfarë po ndodh në Ksamil? Forca të shumta policie në një operacion “Top Sekret”!

Dhjetëra forca policore kanë mësyrë në qytezën e Ksamilit që nga mbrëmja e të hënës. Bëhet fjalë për një operacion “Top-Sekret” që po zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV