Porti i Durrësit/ Rama: Porti i ri do shërbejë për gjithë Ballkanin Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është i vendosur për të vijuar me dy investimet në Durrës, atë të portit të ri në Porto Romano dhe resortin e turistik. Pavarësisht akuzave nga opozita, qeveria dje prezantoi projektin dhe pritet nisja e punimeve në Porto Romano dhe më pas investimi më i madh prej 3.2 miliardë dollarëve për resortin nga kompania “Emmar”.

Porti i Durrësit është kthyer në sulm deklaratash mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Ndërsa demokratët e akuzojnë qeverinë për një megaskandal financiar, kjo e fundit jep gjithmon arsye për ti bërë një mbrojtje këtij projekti. Edhe dje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur në konferencën e organizuar për Portin e ri të Porto Romanos në Durrës, u shpreh se kjo është një vepër që duhet të kishte nisur kohë më parë, pasi sot do të ishim duke i marrë frutet. Megjithatë, sipas Ramës, kjo gjë ka nisur tani, pasi tani janë pjekur kushtet për ta vënë përpara këtë projekt, duke e hequr kështu nga ajo figura e vjetër si një skenografi e Kinostudios “Shqipëria e Re”, e që nuk ka asnjë lidhje me shekullin e 21. “Ambicia jonë është që porti i ri të bëhet nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë qarkullimit detar me Perëndimin dhe me gjithçka tjetër shkon përtej saj, për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ky është një port që e çon bashkëpunimin rajonal në një nivel krejt tjetër dhe për këtë arsye, ne e kemi nisur këtë proces paralelisht në radhë të parë me Kosovën dhe ashtu siç kemi filluar punën për hekurudhën, nga ana tjetër kemi mbështetur financiarisht si qeveri studimin e fizibilitetit për Portin e thatë të Prishtinës. Një nga lajmet më të mira të Samitit ishte mes të tjerave edhe fakti se Korridori 8 është zyrtarisht i përfshirë në rrjetin e infrastrukturës së qarkullimit rrugor dhe hekurudhor të Bashkimit Evropian”, është shprehur Kryeministri Edi Rama. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherazi edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, foli në prezantimin e projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në zonën e Porto Romanos. Sipas Ballukut, ky është një proces me rëndësi jetike për ekonominë vendase, ndërsa shtoi se, së bashku me Marinën e Jahteve, do të ndërtohet një kompleks portual. Ky investim, sipas Ballukut, do të jetë me faza, modern e që do t’i përgjigjet nevojave të katër dekadave të ardhshme. Ajo shtoi gjithashtu se nga ky projekt do të sjellë 390 milionë euro të ardhura, ndërsa do të punësohen 1500 persona. “Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe ndërlidhjes rrugore dhe asaj hekurudhore, ku përveç asaj të brendshme që do të lidhë të gjithë terminalet brenda, do të ketë edhe një tjetër që e lidh atë me Marinën dhe më pas edhe me hekurudhën Tiranë – Durrës. Sa i përket financimit të këtij projekti, 46 për qind do ta marrë përsipër qeveria, ndërsa 54 përqindëshi tjetër do të jetë financim nga kompania ndërtuese. Kjo kredi do të rimbursohet nga Autoriteti portual i Durrës, pa cenuar buxhetin e shtetit.”

Të fundit

50 vjedhje në pak javë, policia zbulon bandën e hajdutëve shqiptarë

Kreu i një bande hajdutësh shqiptarë u arrestua nga policia italiane, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij arritën të shpëtonin. Brenda...

PD organizon protestë edhe në Londër në 23 dhjetor

Partia Demokratike ka njoftuar organizimin e një proteste në Londër më 23 dhjetor, në të njëjtën ditë që do të mbahet protesta edhe në...

Dy kuvendet në Prishtinë/ Rama këshilla për dialogun, Kurti me tone fushate

Shqipëria dhe Kosova, dy shtete të të njëjtit komb, duhet të mbështesin njëra-tjetrwn. Kjo ishte simbolika e takimit të dytë të kuvendeve përkatëse në...

SHBA eliminon me bombardime liderin e IS në Siri, Abu Yusif

SHBA ka njoftuar se ka arritur të eliminojë liderin e Shtetit Islamik (IS) Abu Yusif në Siri. Forcat e Komandës Qendrore të SHBA (Centcom) thanë...

Sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Kiev, ministri Hasani thërret ambasadorin rus në zyrë!

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka thirrur në ministri ambasadorin rus, ku i ka shprehur protestën e qeverisë shqiptare për ngjarjen e ndodhur mëngjesin...

Lajme të tjera

Web TV