“Një sfidë e numrave 10-të”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot nisin gjysmëfinalet e Kupës së Botës, me çiftin Argjentinë-Kroaci. Të dyja ekipet premtojnë një betejë të fortë për një vend në finalen e lavdishme dhe do të jenë të uritur për fitore.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme:

La Gazzetta dello Sport e hap me një intervistë ekskluzive me Zlatan Ibrahimovic: “Ibra, Milan po vjen”, fjalët e kampionit suedez që po i afrohet rikthimit në fushë dhe gjithashtu flet për të ardhmen e Leaos : “Ai duhet të qëndrojë këtu, është i lumtur”.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 13/12/2022

Corriere dello Sport fokusohet në faqen e parë të ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Kroacisë dhe Argjentinës: “Messi sheh Diegon”, paralelizmi mes numrit dhjetë të Albiceleste dhe Pibe de Oro. Gjysmëfinalja kundër Kroacisë mund ta afrojë atë me legjendën.Prima Pagina Corriere dello Sport 13/12/2022

Tuttosport i jep hapësirë ​​të bollshme merkatos së Juves: “Kapitali i intrigave”. Synimet e Lazios për Pellegrinin ngrohin pistën e Milinkoviçit, duke bërë presion ndaj Karsdorp dhe Smalling te Roma.Prima Pagina Tuttosport 13/12/2022

Modric sfidon Messin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës, e cila spikatet faqen e parë të AS: “Një sfidë e numrave 10-të”. Pesha e dy kapitenëve do të jetë vendimtare në ndeshjen që do të vendosë finalistin e parë të Kupës së Botës.Prima Pagina AS 13/12/2022

“Messi, ju pret finalja” shkruan katalanasja Sport. Argjentina sot përballet me Kroacinë për një vend në finale. Tensioni maksimal mes argjentinasve ndaj një Kroacie që do të dalë me shumë më pak presion.Prima Pagina SPORT (Diario) 13/12/2022

Prestigjiozja franceze L’Equipe shkruan: “Ankuesit e Deschamps”. Didier Deschamps ka letrat në dorë për të vazhduar kontratën dhe gjithashtu një skuadër yjesh e cila është gati për të bërë histori duke fituar Botërorin e dytë radhazi.Prima Pagina L'Equipe 13/12/2022

Të fundit

Saliu me Izetin, si Iliri me Monën!

Nga Frrok Çupi Njeriu i parë, si njeriu i parë në Hënë, pranë Sali Berishës në rrugën e mëkatit të...

Përfundon aventura me Barcelonën, reagon për herë të parë Xavi Hernadez

Pas mbylljes së eksperiencës si trajner i Barcelona-s, Xavi Hernandez ka sqaruar tifozët përmes rrjeteve të tij sociale për këtë ndarje. Në postimin e tij,...

Miliona klikime, Egla thyen rekordet e shikueshmërisë

inalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top...

Greqia pengesë për rrugën drejt BE? Mitsotakis: E pavërtetë!

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin drejt integrimit europian. Në një intervistë të dhënë në podkastin britanik “The...

De la Fuente publikon listën e Spanjës për Europian, mbeten jashtë Asensio dhe Ansu Fati

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka publikuar këtë të hënë listën e Spanjës parapërgatitore për Europianin e Gjermanisë Euro 2024. Pas Italisë...

Lajme të tjera

Web TV