“Shqiptarët po përdoren si “mish për top” nga bandat”/ Shefi i policisë ngre alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigrantët ilegalë vijojnë të jenë një nga çështjet kryesore në Britaninë e Madhe. Së fundmi policia britanike, shprehet se ata që jetojnë në hotelet e azilit dhe shtëpitë e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar janë në shënjestër të bandave kriminale.

“The National” shkruan se emigrantët, shumica e të cilëve mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë kaluar kanalin e La Manche me gomone dhe që janë shqiptarë, po rekrutohen nga bandat për t’u përdorur me pas si “ushqim për top”.

Zbulimi u bë si pjesë e një hetimi mbi bandat që qëndrojnë pas rrjetit më të madh të krimit të falsifikimit në Britani, të drejtuar nga Mançesteri, Anglia veriperëndimore.

Grupet, të lidhura gjithashtu me trafikun e njerëzve dhe drogën, besohet se përbëjnë më shumë se gjysmën e tregtisë së mallrave të falsifikuara në Mbretërinë e Bashkuar prej 8.6 miliardë £ në vit (10.57 miliardë dollarë). Stephen Watson, shefi i policisë së Mançesterit, tha se bandat po shfrytëzonin emigrantët duke i përdorur për punë të paligjshme. “Duhet të jemi të qartë se ka njerëz vulnerabël që bëhen më të prekshëm, por ka edhe disa personazhe mjaft të dyshimtë që janë ‘rrënjosur’ mes krimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe ne duhet t’i çrrënjosim dhe t’i heqim ato,” tha ai për The Daily Telegraph.

“Shpirtrat e gjorë që po shfrytëzohen bëhen mish për top për grupet e krimit të organizuar. Ata bëhen burim i punës, të pafuqishëm, duke u kthyer në viktima dhe më pas sjellin edhe të tjera viktima”. “Ata ka të ngjarë të bëhen njerëz të dëmtuar dhe kriminelë të ashpër si dhe barrë neto për shtetin për pjesën tjetër të jetës së tyre”, tha shefi i policisë së Manchester. Watson nisi Operacionin Vulcan për të goditur bandat këtë vit.

Lexo edhe :  Ndihmë për e-Albania nëpër bashki/ Balluku monitoron sportelet ku ofrohet shërbimi

Ekipi i tij ka zbuluar se anëtarët e bandës po paguajnë migrantët e rinj dhe të rritur nga 10-20 paund në ditë për të vepruar si vëzhgues ndaj policisë dhe për të shpërndarë drogë.

Më shumë se 40,000 azilkërkues po strehohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në hotele me një kosto ditore prej 7 milionë paund. Këtë muaj u zbulua se dhjetëra fëmijë refugjatë janë zhdukur. Në Kent, Anglia juglindore, u zbulua se pothuajse një e pesta e fëmijëve refugjatë shqiptarë janë zhdukur. Këshilli i qarkut Kent mori 197 fëmijë të pashoqëruar nga Shqipëria në periudhën janar-31 tetor të këtij viti dhe, prej tyre, 39 janë të zhdukur.

Suella Braverman, Sekretarja e Brendshme, po propozon të përshpejtohet deportimi i emigrantëve shqiptarë.

“Është e qartë se në disa raste ka lidhje të forta midis bandave të organizuara kriminale dhe migrantëve të paligjshëm,” tha Zyra e Brendshme. “Kjo është arsyeja pse kjo qeveri po punon për opsionet për të thyer modelin e biznesit të trafikantëve të njerëzve dhe për të siguruar që ne të ndalojmë fluksin e varkave që kalojnë Kanalin.”

Më shumë se 40,000 azilkërkues, të të gjitha kombësive, kanë kaluar Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla këtë vit deri më sot. Nga këta 11 mijë ishin shqiptarë. Vetëm 800 shqiptarë kanë mbërritur me anije gjatë gjithë vitit të kaluar.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV