Ish-e dashura e Maradonës ruan një sekret të tmerrshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rocio Oliva, ish e dashura e Diego Maradonës ka folur për ndarjen e tyre. Ajo ka treguar se ata janë ndarë para Krishtlindjes, por vendimin e kishte marrë që në muajin tetor.

Futbollistja ka shpjeguar për herën e parë arsyet që e kanë shtyrë atë të ndahet nga ish-numri 10 i Argjentinës. Rocio ka humbur babanë e saj kur ka qenë 12 vjeçe për shkak të një vrasjeje që e ka parë me sytë e saj.

Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për vdekjen e babait të saj dhe ajo i kishte kërkuar ndihmë Maradonës lidhur me këtë çështje. “Nuk ka dashur t’ia dijë. Mbaj mend se një herë më ka bërë të shkruaj një letër, sepse i kishte thënë avokatit të tij ‘të ndihmonte Rocio-n’. Dhe unë i besova”.

“Më ka bërë të shkruajë një letër, minutë për minutë dhe sekondë për sekondë, të asaj që kishte ndodhur dhe për atë që mbaja mend nga ai moment. Kam kaluar një javë duke rënë në gjumë shumë vonë, duke mbajtur mend përsëri gjithçka. Për të marrë drejtësi për babanë tim”.

“E kam shkruar letrën, më është dashur shumë kohë, e kam dorëzuar dhe nuk më ka thënë më asgjë. Do ta kenë hedhur. Dua të them, një histori që për ata nuk kishte asnjë rëndësi. E vërteta është se në atë pikë ishte një çështje shumë e rëndësishme për mua dhe nuk kam marrë asnjë ndihmë”.

“Ka pasur gjëra të vogla që më kanë bërë të mendoj se Diego nuk ishte personi me të cilin doja ose meritoja të rrija. Kështu që asgjë nuk ka qenë më si më parë”, ka shpjeguar ajo për Clarin.com.

Të fundit

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Nga pasioni te profesioni: Maturantë, zgjidhni programin tuaj të studimeve në UBT

“Natyra nuk është një vend për të vizituar. Ajo është shtëpia jonë.”— Gary Snyder Kjo thënie sublimon lidhjen tonë të brendshme me natyrën dhe thekson...

Pushteti që rritet duke “përpirë” gjithçka rreth vetes

RELDAR DEDA - Shqipëria vazhdon ende të jetë e kërrusur nga pesha e aktiviteteve të rrjeteve të narkotrafikut, nga një qeveri e shkrirë qartazi...

Lajme të tjera

Web TV