E mbylli sezonin për shkak dëmtimi, reagon Broja: “Do të kthehem së shpejti”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea e konfirmoi zyrtarisht vetëm pak minuta më parë, Broja e ka mbyllur sezonin para kohe.

Sulmuesi pësoi këputje të ligamentit dhe do t’i nënshtrohet operimit. Nëse gjithçka shkon për mrekulli, Broja do të kthehet në maj në fushën e blertë.

Pak minuta më parë ka ardhur edhe reagimi i lojtarit që premton se do të kthehet më i mirë.

“I shkatërruar që 2022-ën ta mbyllim në këtë mënyrë. Ka qenë e vështirë të përpunosh gjithçka gjatë ditëve të fundit, por jam i vendosur të kthehem edhe më i fortë dhe më i mirë se më parë.

Secili ka udhëtimin e tij drejt majës, ky është vetëm një pengesë e vogël për gjërat e mira që do të vijnë në të ardhmen.

Faleminderit të gjithëve që keni dërguar mesazhe mbështetjeje. Do të thotë shumë. I vlerësoj të gjithë. Do të kthehem së shpejti”, shkruan Broja.

Të fundit

Shqipëria shpallet destinacioni më i mirë europian për 2025 nga “Travel and Tour World”

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve globalë duke ofruar një ndërthurje të jashtëzakonshme të peizazheve natyrore marramendëse, trashëgimisë së...

Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

Policia greke ka mësyrë në Burgun e Koridhalos, ku ka ushtruar kontrolle në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë. Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe,...

Shtyhet gjyqi për “Sterilizimin”, Rjepaj: Projekti është devijim nga ai i vërteti

Është shtyrë për më 28 maj seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit, për shkak të largimit për arsye familjare të avokatit të të pandehurit...

Raporti i OBSH: Popullsia po plaket, duhen urgjentisht politika sociale

Popullsia globale po plaket. Sipas Raportit mbi shëndetin e popullsisë Globale të hartuar nga OBSH, në vitin 2020, për herë të parë numri i...

“Nuk fitohen zgjedhjet me Nokën e Vokshin. Quajini Partia e Gallatës!”

Zgjedhjet përfunduan, por Sali Berisha dhe PD po pretendojnë vjedhjen e votave më 11 maj. Për juristin Romeo Kara, kreu i selisë blu është...

Lajme të tjera

Web TV