Ekstradohen 3 shqiptarë të dënuar me burg, për trafikim të lëndëve narkotike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shtetas shqiptar janë ekstraduar nga Greqia dhe Holanda drejt Shqipërisë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët ishin dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Shtetasi Zef Gjikolaj, 33 vjeç u ekstradua nga Holanda drejt Shqipërisë pasi ishte dënuar me 7 vjet burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Ergys Rushan, 37 vjeç, banues në Korçë u ekstradua nga Greqia pasi ishte dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërkohë, Armand Beqiri, 40 vjeç, u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë pasi ishte dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana – Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohen nga Greqia dhe nga Holanda, drejt Shqipërisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të tre të ekstraduarit, të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët e ZQK Interpol Tirana, në kuadër të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë ekstraduar, në hyrje dhe në dalje të RSH-së, 3 shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

-Si rezultat i bashkëpunimit me homologët holandezë u ekstradua nga Holanda drejt Shqipërisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Zef Gjikolaj, 33 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 26.05.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në datën 11.12.2015, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ka tentuar të shesë 15.6 kg lëndë narkotike cannabis sativa, në Mirditë.

Lexo edhe :  Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi/ Ja kur do të hapen aplikimet

-Si rezultat i bashkëpunimit me homologët grekë u ekstradua nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Ergys Rushan, 37 vjeç, banues në Korçë, të cilin Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit me homologët italianë u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi Armant Beqiri, 40 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

2 shtetasit e ekstraduar drejt Shqipërisë iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV